• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Pas përmbytjeve shtohet rreziku për erozion. Njihuni me zonat që mund të dëmtohen
Home
Sociale

Pas përmbytjeve shtohet rreziku për erozion. Njihuni me zonat që mund të dëmtohen

5 December, 2017 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Pas përmbytjeve, një ndër rreziqet e evidentuara është edhe rrëshqitja e dherave dhe shkëmbinjve, si rezultat i erozionit të shkaktuar nga shpyllëzimi dhe prezenca e lartë e ujërave nëntokësorë e sipërfaqësorë. Problematike paraqitet rrëshqitjet në Brataj të Vlorës dhe në Pogradec. Për parandalimin e dëmeve të mundshme, zonat e rrezikuara pranë vendbanimeve dhe akseve rrugore po inspektohen nga autoritetet në mbarë vendin dhe po merren masat përkatëse.

 

 

I bëhet thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar në zonat me risk të lartë erozioni.

Në Tiranë dhe Fier vijojnë të jenë të akomoduar në qendrat rezidenciale sociale 70 qytetarë të evakuuar.

Sipërfaqja nën ujë është reduktuar në rreth 4,000 ha, nga mbi 10,000 ha toka që u përmbytën. Zonat më të prekura janë në Fier, Lushnje dhe Vlorë.

Pas tërheqjes së ujërave, strukturat shtetërore kanë filluar dezinfektimin e banesave, qendrave shëndetësore, shkollave, baxhove, thertoreve dhe minimarketeve, në bashkitë Gjirokastër, Vlorë, Berat, Urë Vajgurore dhe Krujë.

Akset kombëtare janë të hapura. Në disa rrugë rurale vijon puna për zhbllokimin e tyre. Për urat dhe segmentet rrugore që kërkojnë ndërhyrje afatgjatë, ka nisur vlerësimi inxhinierik, në bashkëpunim edhe me një ekip ekspertësh nga Italia.

Mësimi nuk është zhvilluar në 13 shkolla. Janë marrë masat që nesër të rifillojë mësimi edhe në 6 shkolla të tjera. Furnizimi me energji elektrike është normalizuar dhe po punohet për përmirësimin e cilësisë së ujit në ujësjellësit e prekur.

Në zonat e prekura ka nisur shpërndarja e ndihmave. Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave falënderon qytetarët, bizneset dhe partnerët ndërkombëtarë, që kanë shprehur gatishmëri dhe i kanë ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur. Rikujtojmë se janë hapur llogari bankare për këdo që dëshiron të kontribuojë dhe se në Ministrinë e Mbrojtjes është ngritur qendra e pritjes dhe e administrimit të ndihmave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TIME" shpall njeriun e vitit; asnjëri nga ata që mund të mendojmë ne
Previous article PËRRENJAS/ Banorët i kundërvihen kryetares së Bashkisë për buxhetin e 2018. Zbulohet pse

k.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI) Aktualitet

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI)

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin Breaking News

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin

EMRI/ Qëndronte në hotel me armë dhe 20 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal në Krujë Aktualitet

EMRI/ Qëndronte në hotel me armë dhe 20 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal në Krujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT