• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAS PËRJASHTIMIT TË AIDA HAJNAJT NGA RIKANDIDIMI/ SPAK rihap garën për kreun e BKH-së
Home
Breaking News

PAS PËRJASHTIMIT TË AIDA HAJNAJT NGA RIKANDIDIMI/ SPAK rihap garën për kreun e BKH-së

23 May, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

SPAK ka rihapur garën për kreun e Byrosë Kombëtare te Hetimit pas përjashtimit të Aida Hajnajt nga rikandidimi për postin drejtues të kësaj strukture.

Procesi i emërimit  të drejtorit të ri do të kryehet duke kaluar në 7 faza, testi i arsyetimit logjik, kontrolli mjekësor, testi fizik, ese me shkrim, intervistë dhe më pas bëhet verifikimi i figurës, deklarimi i aseteve dhe testi i poligrafit.

Njoftimi i plotë i SPAK: 

Bazuar në ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, nenin 6, nenin 33, pikat 2 dhe 3, nenin 34, nenin 37, nenin 38, pikat 2 dhe 3, Urdhrin nr. 11794, datë 07.04.2025 “Për ngritjen e Komisionit të Përzgjedhjes së Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit” të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Vendimin nr.5 datë 22.05.2025 të Komisionit të Përzgjedhjes së Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, shpall thirrjen e hapur për aplikim për pozicionin “Drejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit”.

Procedura e përzgjedhjes kryhet në fazat si vijon:

a) Ekzaminimi paraprak i aplikimit;

b) Vizitë mjekësore dhe test për aftësitë fizike;

c) Provim i zgjeruar me shkrim (Ese) dhe test për arsyetimin logjik;

d) Testi i poligrafit dhe intervistë në panel;

e) Verifikim figure, deklarim i pasurisë;

f) Identifikimi i kandidatit fitues, trajnimi dhe emërimi.

Për fazën e shqyrtimit të Aplikimit:

Kandidati duhet ë plotësojë aplikimin on line (linku http://spak.gov.al/wp-content/uploads/2025/05/Formulari-aplikim-Drejtor-BKH.docx ) duke dorëzuar në formë elektronike të firmosur dhe skanuar, në adresën e-mail: [email protected], si dhe fizikisht në protokollin e Prokurorisë së Posaçme:

Formularin e aplikimit on line.

Dokumentacionin dhe vërtetimet për plotësimin e kritereve të përzgjedhjes për pozicionin e Drejtorit të BKH-së të përcaktuara në nenin 34, pika 2 të Ligjit nr. 95/2016, si më poshtë:

a) ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë të barasvlershme me “Master i shkencave”, ose arsimin e lartë policor;

b) ka eksperiencë pune si prokuror, punonjës i Policisë së Shtetit apo Policisë Gjyqësore ose hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit;

c) ka përvojë pune të paktën 5 vjet në çështje që kanë të bëjnë me veprat penale në fushën e korrupsionit, krimit të organizuar apo krimeve të rënda;

ç) nëse ka qenë apo është punonjës i Policisë së Shtetit, të ketë mbajtur për jo më pak se 3 vjet gradën “Komisar”, “Kryekomisar”, “Drejtues” apo “Drejtues i Parë”;

d) të mos jetë në hetim apo gjykim për një vepër penale, të mos ndodhet në kushtet e pazgjidhshmërisë në një funksion publik, sipas ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar, si dhe të nënshkruajë formularin e vetëdeklarimit në zbatim të atij ligji;

dh) nuk ka mbajtur funksione politike në administratën publike ose funksione drejtuese në partitë politike të paktën gjatë dhjetë viteve të fundit përpara momentit të kandidimit;

e) ka marrë vlerësim maksimal për aftësitë e tij profesionale, etike dhe integritetin moral, nëse i është nënshtruar vlerësimeve të mëparshme, sipas legjislacionit në fuqi;

ë) ndaj tij nuk është marrë masa disiplinore e “shkarkimit nga detyra”, ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit në momentin e kandidimit;

f) të mos ketë qenë dhe të mos jetë bashkëpunëtor, informator ose agjent i ndonjë shërbimi inteligjent;

g) në periudhën 29.11.1944 – 2.7.1991 të mos ketë qenë anëtar ose kandidat i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm, Kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, anëtar i Këshillit të Ministrave, kryetar i degëve të punëve të brendshme, punonjës i organeve të ish-Sigurimit të Shtetit, bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit apo i favorizuar, anëtar i Komisionit Qendror të Dëbim-Internimeve, hetues, prokuror, gjyqtar në procese politike, denoncues apo dëshmitar i akuzës në proceset politike të posaçme;

gj) të japë pëlqimin për t’iu nënshtruar testit të poligrafit. Informacioni në raportin e përgatitur nga specialisti i poligrafit mbahet në konsideratë gjatë procesit të përzgjedhjes.

Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm brenda datës 06.06.2025. Dokumentacioni duhet të dorëzohet pranë Sektorit të Arkiv-Protokollit të Drejtorisë së Dokumentacionit dhe Burimeve Njerëzore të Prokurorisë së Posaçme në një zarf të mbyllur, i cili i drejtohet Komisionit të Përzgjedhjes së Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Kandidatët duhet të plotësojnë të gjitha rubrikat e Formularit të Aplikimit. Nëse një fushë apo informacion nuk është mbushur, nuk është i lexueshëm, ose është i pakuptueshëm, aplikimi do të refuzohet. Gjithashtu, nëse formulari i dorëzuar nuk tregon se aplikanti përmbush minimumin e kritereve të përcaktuara në ligjin 95/2016, aplikimi do të refuzohet.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Skenë si nëpër filma në Tiranë! Mori përpara disa makina policie, arrestohet i riu
Previous article ARTAN LAME ËSHTË ENDE NË JETË? Ja çfarë thonë burime pranë familjes së tij

s.autor

Postime të ngjashme

PËRKEQËSOHET MOTI/ Policia: Ndalohet dalja në det për mjetet e vogla lundruese jashtë Gjirit të Vlorës dhe Sarandës Aktualitet

PËRKEQËSOHET MOTI/ Policia: Ndalohet dalja në det për mjetet e vogla lundruese jashtë Gjirit të Vlorës dhe Sarandës

TRAGJEDIA TE TEG-u/ Zbardhen të dhënat e para të hetimit dhe pistat për shkakun e aksidentit Aktualitet

TRAGJEDIA TE TEG-u/ Zbardhen të dhënat e para të hetimit dhe pistat për shkakun e aksidentit

PAS AKTEVE TË DHUNËS TE KUVENDI/ Qytetarët mblidhen në protestë te Kryeministria: Lironi protestuesit... Aktualitet

PAS AKTEVE TË DHUNËS TE KUVENDI/ Qytetarët mblidhen në protestë te Kryeministria: Lironi protestuesit...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT