• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS PELOSIT/ Pesë zyrtarë amerikanë vizitojnë Tajvanin, Pekini “nxjerr thonjtë”: Është shkelje e…
Home
Nderkombetare

PAS PELOSIT/ Pesë zyrtarë amerikanë vizitojnë Tajvanin, Pekini “nxjerr thonjtë”: Është shkelje e…

15 August, 2022 F.autor Botë, Nderkombetare

Kina tha se kreu manovra të reja ushtarake pranë Taiwanit, ndërsa një grup ligjvenësish amerikanë vizituan ishullin dhe u takuan me Presidenten Tsai Ing-Wen. Pekini kundërshtoi duke e quajtur vizitën shkelje të sovranitetit të Kinës.

Pesë ligjvenës amerikanë, me në krye Senatorin Ed Markey mbërritën në Taipei në një vizitë të paparalajmëruar. Kjo është vizita e dytë, që pas asaj të Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi në fillim të gushtit, pas së cilës Kina filloi një sërë manovrash të paprecedenta ushtarake pranë ishullit.

Ministria e Mbrojtjes e Kinës vuri në dukje përmes një deklarate se vizita e ligjvenësve amerikanë është shkelje e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kinës dhe “demonstron natyrën e vërtetë të Shteteve të Bashkuara si prishës të paqes dhe stabilitetit në ngushticën e Tajvanit”. Në deklaratë nuk jepeshin hollësi nga manovrat e reja që kreu Kina sot.

Kryeministri i Tajwanit Su Tseng-Chang tha se ata nuk do të frikësohen nga reagimi i Pekinit ndaj vizitave të tilla.

 

 

Shtetet e Bashkuara nuk kanë marrëdhënie diplomatike me Taiwanin, por janë të detyruara me ligj, t’i japin ndihmë ishullit të qeverisur në mënyrë demokratike, për t’u mbrojtur.

Kina kurrë nuk e ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të forcës për të vënë nën kontroll Tajvanin. Qeveria e Tajvanit thotë se Kina nuk e ka qeverisur kurrë ishullin dhe nuk ka të drejtë ta konsiderojë atë si pjesë të vetën dhe se vetëm 23 milionë banorët e ishiullit kanë të drejtë të vendosin për të ardhmen e tyre./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLUKS NË KAPSHTICË/ Emigrantët shqiptarë kthehen për pushime
Previous article Flamuri turk, “lecka turke”, dhe një ish-ministër shqiptar

F.autor

Postime të ngjashme

MOTI EKSTREM GODET EUROPËN/ 212 viktima në Spanjë! Franca mbyll mijëra shkolla Botë

MOTI EKSTREM GODET EUROPËN/ 212 viktima në Spanjë! Franca mbyll mijëra shkolla

TËRMETET/ Shkon në 164 numri i viktimave në Venezuelë, 971 të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja Botë

TËRMETET/ Shkon në 164 numri i viktimave në Venezuelë, 971 të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja

"AMERIKA ËSHTË RIKTHYER"/ Trump ndez fushatën për 2028-ën nga Uashingtoni Botë

"AMERIKA ËSHTË RIKTHYER"/ Trump ndez fushatën për 2028-ën nga Uashingtoni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT