• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PAS NJË VITI MUND TË DUHET VAKSINË TJETËR”/ Zyrtari amerikan: Po studiohet kohëzgjatja e imunitetit
Home
Nderkombetare

“PAS NJË VITI MUND TË DUHET VAKSINË TJETËR”/ Zyrtari amerikan: Po studiohet kohëzgjatja e imunitetit

16 April, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Shtetet e Bashkuara po përgatiten për mundësinë që një vaksinë përforcuese do të nevojitet 9-12 muaj pasi njerëzit fillimisht të jenë vaksinuar kundër COVID-19, tha të enjten një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Ndërsa kohëzgjatja e imunitetit pas vaksinimit është duke u studiuar, vaksinat përforcuese mund të jenë të nevojshme, tha gjatë një takimi të një komisioni të Kongresit David Kessler, zyrtari kryesor shkencor në grupin e punës të krijuar nga Presidenti Joe Biden për reagimin ndaj COVID-19.

“Mendimi i tanishëm është se ata që janë më të prekshëm do të duhet të vaksinohen të parët”, tha zoti Kessler.

Të dhënat fillestare kanë treguar se vaksinat e kompanive Moderna Inc dhe kompanitë partnere Pfizer Inc dhe BioNTech SE ruajnë pjesën më të madhe të efektivitetit të tyre për të paktën gjashtë muaj.

yyyy

Edhe nëse mbrojtja zgjat shumë më tepër, ekspertët kanë thënë se përhapja e shpejtë e varianteve të koronavirusit dhe viruseve të tjera që mund të shfaqen mund të çojë në nevojën për vaksinime të rregullta përforcuese – ashtu siç veprohet me vaksinat vjetore për gripin.

Shtetet e Bashkuara po ndjekin rastet e infektimit të njerëzve që janë vaksinuar plotësisht, tha Rochelle Walensky, drejtore e Qendrave të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve, në seancën dëgjimore të një nënkomisioni të Dhomës së Përfaqësuesve.

Nga 77 milionë njerëz të vaksinuar në Shtetet e Bashkuara, ka patur 5800 infektime të tilla, tha zonja Walensky, përfshirë 396 njerëz që u desh të shtrohen në spital dhe 74 të cilët vdiqën.

Zonja Walensky tha se disa nga këto infeksione kanë ndodhur sepse personi i vaksinuar nuk ka dhënë një përgjigje të fortë imunitare. Por shqetësimi është se në disa raste, ato po ndodhin tek njerëzit e infektuar nga variantet më ngjitëse të virusit./Voa

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "META PUSHKATOI LUAN RAMËN NË VLORË/ Rama: Nuk e dija se Iliri do të arrinte deri këtu
Previous article PASAPORTAT E VAKSINIMIT/ Manastirliu: S’do ketë vaksina të penalizuara, nuk...

s.autor

Postime të ngjashme

LUFTË BRENDA ELITËS RUSE? Arrestohet Ilia Traber, miku i vjetër i Putinit që konsiderohej i paprekshëm në Rusi Botë

LUFTË BRENDA ELITËS RUSE? Arrestohet Ilia Traber, miku i vjetër i Putinit që konsiderohej i paprekshëm në Rusi

IZRAELI DHE LIBANI ARRIJNË MARRËVESHJEN HISTORIKE/ Pritet nënshkrimi në praninë e Rubio-s Botë

IZRAELI DHE LIBANI ARRIJNË MARRËVESHJEN HISTORIKE/ Pritet nënshkrimi në praninë e Rubio-s

RIKTHEHEN TENSIONET NË HORMUZ/ Irani qëllon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit Botë

RIKTHEHEN TENSIONET NË HORMUZ/ Irani qëllon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT