• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS NJË SULMI AMERIKAN ME RAKETA/ Vritet komandanti i forcave iraniane Quds, Kasem Sulejmani
Home
Nderkombetare

PAS NJË SULMI AMERIKAN ME RAKETA/ Vritet komandanti i forcave iraniane Quds, Kasem Sulejmani

3 January, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Departamenti i Mbrojtjes konfirmoi se nga një sulm amerikan me raketa në aeroportin ndërkombëtar të Bagadit ka mbetur i vrarë gjenerali Kasem Sulejmani, komandant i forcave elitë të Iranit.

Sulmi u njoftua fillimisht të premten në mëngjes nga ushtria e Irakut. Sulejmani ishte komandant i forcave revolucionare Quds të Iranit.

General Kasem Sulejmani

Forcat shiite të mobilizimit popullor thanë në një postim në Facebook se ky ishtë një “bombardim prej frikacakësh nga ana e SHBA.”

Pentagoni tha në një deklaratë se sulmi u ndërmor për të mbrojtur personelin amerikan jashtë vendit.

Forca Quds është shpallur organizatë terroriste nga SHBA.
Në deklaratë, Pentagoni tha se gjeneral Sulejmani ishte duke përpunuar aktivisht plane për të sulmuar diplomatë dhe ushtarakë amerikanë në të gjithë rajonin.

Raketat ranë pranë terminalit të ngarkesave ajrore, duke djegur dy automjete dhe plagosur disa njerëz, tha ushtria irakiane në një deklaratë. Ndërkaq, burimet mjekësore dhe policore thanë se të paktën një person u vra dhe nëntë u plagosën.

Pjestarë të grupeve paraushtarake të Irakut të mbështetura nga Irani sulmuan ambasadën e SHBA në Bagdad të martën pas goditjeve ajrore amerikane të dielën kundër bazave të milicisë Kataeb Hezbollah në shenjë hakmarrjeje për sulmet me raketa që vranë një kontraktues amerikan në Irakun e veriut javën e kaluar.

Tensioni midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është rritur në rajon dhe lidhet me sanksionet ekonomike të SHBA që dëmtojnë ekonominë iraniane.

Të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën për sulmet ndaj instalimeve të naftës, depove të armëve të milicisë dhe bazave ushtarake që strehojnë forcat amerikane.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JAMIE DETTMER/ Partitë e majta evropiane dhe dilemat e tyre
Previous article UEFA SHPALL LISTËN/ Futbollisti shqiptar mes 50 talentëve më të mëdhenj të Europës

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump… Botë

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump…

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua Botë

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna! Botë

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT