Pas rreth një muaj në arrati, policia ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së Ahmet Toskës në Fier.
Bazuar në faktet dhe provat e administruara nga autoritetet, policia ka bërë të mundur arrestimin e 52-vjeçarit me Fatmir Hoxhaj banues në Fier.
Ngjarja e rëndë u regjistrua më datë 26 tetor në lagjen “Sheq i madh” në Fier ku mbeti i vrarë Ahmet Toska.
Ky i fundit, po shoqëronte bashkëshorten për në punë në orën 06:00 teksa një person i maskuar i është afruar dhe e ka ekzekutuar me një plumb në kokë dhe është larguar në këmbë.
Rrethanat e kësaj ngjarje mbeten ende të paqarta teksa policia ka hetuar në dy pista, hakmarrja dhe konflikti për pronat.
Sipas policisë, Toska mund të jetë vrarë për hakmarrje pasi daja i tij ka kryer një vrasje para disa vitesh, ndërsa pista e hetimit për pronat brenda familjes pasi janë 4 fëmijë, dy nga nëna dhe dy nga babai.


