• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS MUAJSH NEGOCIATA NË BRUKSEL/ Britania pranon marrëveshjen e Brexit-it
Home
Nderkombetare

PAS MUAJSH NEGOCIATA NË BRUKSEL/ Britania pranon marrëveshjen e Brexit-it

13 November, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Zyrtarët e Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian kanë rënë dakord për projekt-tekstin e një marrëveshjeje të Brexit pas disa muajsh negociatash në Bruksel. Një burim nga kabineti i Theresa May i tha BBC-së se për dokumentin është rënë dakord në një nivel teknik nga zyrtarët e të dyja palëve pas diskutimeve intensive këtë javë.

Një takim i posaçëm i kabinetit do të mbahet të mërkurën në orën 14:00, ndërsa Theresa May kërkon mbështetjen e ministrave të saj për të çuar përpara marrëveshjen.

Ndërkohë Britania është duke “mbajtur frymën” me sytë nga Downing Street, ku kryeministrja e tyre po takon ministrat për bisedime kokë më kokë me gjithsecilin, pasi atyre po u prezantohet projekt-marrëveshja.

Ndërkohë lajmi për arritjen e një draft-marrëveshje ka bërë që paundi britanik të rritet kundrejt dollarit dhe euros, por analistët paralajmërojnë se rritja e monedhës mund të jetë afatshkurtër, me që kabineti dhe parlamenti ende s’kanë arritur akordin final.

Edhe në BE ka pasur lëvizje, pasi Brukseli zyrtar do të “mblidhet” të mërkurën dhe qeveria irlandeze tha se negociatat janë “në vazhdim e sipër dhe nuk kanë përfunduar”.

Ndërkohë mbështetësit kryesorë të Brexit, si Boris Johnson dhe Jacob Rees-Mogg, i kanë kërkuar ministrave të kabinetit të hedhin poshtë projekt-marrëveshjen, për të cilën ata pretendojnë se do ta mbajë Britaninë e Madhe nën kontrollin e BE, bazuar në versionet e rrjedhura të tekstit.

Partia Demokratike e Bashkimit Demokratik të Irlandës së Veriut, që i jep thersa Mayt mbështetje vitale në votat kyçe, tha se do të ishte një “tratativë shumë, shumë e vështirë”. Por Shefi Konservator Juli Smith tha se ishte “i bindur” se pakti do të kalonte përmes Parlamentit.

E ardhmja e kufirit midis Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës ka qenë çështja e fundit kryesore e pazgjidhur që duhet të zgjidhet mes mosmarrëveshjeve se si do të garantohet mosekzistenca e kontrolleve fizike pas Brexit.

Draft-marrëveshja gjithashtu përfshin angazhime mbi të drejtat e qytetarëve pas Brexit, një periudhë tranzicioni 21-mujore të propozuar pas largimit të Mbretërisë së Bashkuar më 29 mars 2019 dhe detajet e të ashtuquajturit faturë divorci që kushton rreth 39 miliardë paund.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 1960/ Mehmet Shehu në Nju Jork, shqiptarët rrihen me “vorio epirotët”
Previous article TRONDITËSE/ Lojtari i njohur dënohet me BURG, bashkëpunonte me organizatën TERRORISTE

F.autor

Postime të ngjashme

DOKUMENTET TRONDITËSE/ Izraeli shiti pajisje ushtarake për Katarin e Arabinë Saudite Botë

DOKUMENTET TRONDITËSE/ Izraeli shiti pajisje ushtarake për Katarin e Arabinë Saudite

TEMPERATURA EKSTREME NË EVROPË/ Qytetet 'përpëliten' nën valën e të nxehtit! Termometri shënon mbi 40 gradë Celsius Botë

TEMPERATURA EKSTREME NË EVROPË/ Qytetet 'përpëliten' nën valën e të nxehtit! Termometri shënon mbi 40 gradë Celsius

MREKULLI PAS TËRMETIT NË VENEZUELË/ 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat pas 3 ditësh! Mbi 1.400 viktima dhe mijëra të plagosur Botë

MREKULLI PAS TËRMETIT NË VENEZUELË/ 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat pas 3 ditësh! Mbi 1.400 viktima dhe mijëra të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT