Surprizat e motit kanë vijuar përgjatë gjithë majit, e me sa duket do të vijojnë dhe për disa ditë në qershor. Sinoptikania Lajda Porja tha se ditën e sotme i gjithë vendi do përfshihet nga reshjet pas orës 12. Ndërkohë që do të ketë dhe stuhi breshëri në disa qytete.
Reshjet do të vijojnë deri më 10 qershor, por vera e këtij viti pritet të jetë ndryshe.
“Pranvera ka qenë më shumë një zgjatje e dimrit. Ende ditët e nxehta do duhet t’i presim. Aktualisht moti është i kthjellët. Temperaturat janë të larta. Presim pas orës 12 nisjen e vranësirave. Deri në 8 të mbrëmjes vendi do përfshihet nga rrebeshe shiu dhe breshri. Elbasani, Berati, Korça, do kenë ministuhi breshëri. Reshjet do jenë prezentë deri më 10 qershor.


