Pas dëshmisë në Prokurori, që ka zgjatur fare pak, kreu i PD-së, Lulzim Basha i është drejtuar me një mesazh kryeministrit Rama.
“Kam një mesazh për Ramën dhe veglat e tij qorre në shtet, media dhe kudo. PD, unë dhe shqiptarët e vendosur për të larguar krimin nga politika, nuk trembemi, shantazhohemi dhe as impresionohemi nga makinacionet politike të shtetit privat të Ramës, por jemi të vendosur për të vazhduar deri në fund betejën për cmontimin e shtetit privat dhe çmontimin e diktaturës mafioze”-tha Basha,
Kreu i opozitës nuk dha asnjë detaj lidhur me atë cfarë ishte pyetur apo kishte dëshmuar në prokurori.
Basha, ishte therritur në Prokurori per t’u pyetur lidhur me çështjen “Xhisiela”.
Pas kallëzimit të bërë nga Taulant Balla për “kallzim të rremë” dhe “fyerje”, Basha do të pyetet sot nga prokurorët për këto akuza. Taulant Balla ka paditur po ashtu edhe Emiliano Nuhun.






