Pak dite me pare, një çift shtetasish kanadezë, por me kombësi iraniane, i kërkuan shtetit shqiptar t’i lejonte takimin me vajzën e tyre, që kanë 21 vite pa e parë, e cila, sipas tyre, ndodhet në kampin e Manzës, ku janë strehuar muxhahedinë.
Sipas tyre, ajo, në moshën 17- vjeçare, u largua nga familja pa dijeninë e tyre dhe shkoi në Iran për t’iu bashkuar organizatës së quajtur MEK. Vajza quhet Somayeh Mohammad dhe është e datëlindjes 8 shtator 1980. Ajo iu bashkua muxhahedinëve iranianë MEK në vitin 1997. Ata kanë mësuar se vajza e tyre, tashmë 38-vjeçare, ndodhet në kampin Ashraf 3 në Manzë, ku janë strehuar muxhahedinët iranianë të ardhur në Shqipëri. Prindërit e saj, Mostafa dhe Rubade Mohammad pretendojnë që vajza mbahet në këtë kamp kundër vullnetit të saj dhe kërkojnë që ta takojnë dhe ta marrin atë në Kanada.
Por pak dite me vone, permes nje letre, vajza muxhahedine sqaroi se nuk e mbante njeri peng dhe ndodhej me vullnetin e saj të lirë me MEK në Shqipëri.
Sot policia ben me dije se nga seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit, më datë 01.08.2018 ka bërë kallzim shtetësja Iraniane S.M. 38 vjeçe, e cila sqaron se ka ardhur në Shqipëri, disponon leje qëndrimi dhe nuk do të takohet me babain e saj, i cili ka ardhur nga Irani dhe jeton në Tiranë.



