• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS LËNIES JASHTË NGA KRYESIA/ “Nxehet” Salianji: Me protestën të djegim edhe mandatet
Home
Politikë

PAS LËNIES JASHTË NGA KRYESIA/ “Nxehet” Salianji: Me protestën të djegim edhe mandatet

24 January, 2019 F.autor Politikë

Vendimi politik i demokratëve për të nisur një sezon protestash është shoqëruar me debate brenda Grupit Parlamentar të PD-së.

Në mbledhjen e zhvilluar paraditen e së mërkurës në selinë blu pa praninë e kreut të PD-së, Lulzim Basha, u hodhën ide nga djegia e mandateve te një aksion radikal për largimin e Kryeministrit Edi Rama.

Burime nga mbledhja me dyer të mbyllura e Grupit Parlamentar të PD-së sqarojnë për “Panorama” se ka qenë ishsekretari i Grupit Parlamentar, Ervin Salianji, ai që ka kërkuar djegien e mandateve nga demokratët dhe bashkimin me qytetarët në revoltë dhe protesta.

Të njëjtat burime theksojnë se nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, gjatë mbledhjes, ka udhëzuar deputetët të intensifikojnë takimet me banorët në zonat, në të cilat janë zgjedhur dhe të kërkojnë arsyet e pakënaqësisë që ata kanë me qeverinë. Do të jenë pikërisht problematikat e shprehura në këto takime, ato që do të përcaktojnë motivet e protestave që do të organizohen në rrethe.

Në mbledhje, veç Bashës, mungonin edhe ish-Kryeministri Berisha dhe deputetët Tabaku, Shehu e Pampuri.

Edmond Spaho: Kjo mbledhje e Grupit Parlamentar do të ketë në fokus të saj diskutimin për stinën e protestave që kemi vendosur të zhvillojmë. Është menduar për një ndarje të deleguarve nëpër qarqe ku të gjithë do të jenë në terren, duke nisur nga anëtarët e Kryesisë, deputetët dhe të deleguarit zgjedhorë.

Ervin Salianji: Z.Spaho, unë mendoj që ne duhet të lëmë mandatet dhe të bashkohemi me popullin në protesta dhe revoltë. Ose nëse shihet si alternativë që të mos djegim mandatet, atëherë të ndajmë mendjen të hyjmë në Kuvend për betejë dhe ta shoqërojmë këtë me paraqitjen e alternativës sonë për të ardhur në pushtet. Të kërkojmë zhvillimin e interpelancave dhe të nisim përzgjedhjen dhe prezantimin e kandidatëve për 61 bashkitë në vend, në mënyrë që të fillojmë fushatën sa më parë. Mendimi im është që ne duhet të bëjmë protestë të fortë para Kryeministrisë. Protesta jonë duhet të përqendrohet në çrrënjosjen e Ramës më shumë se të harxhojmë energji me protestat nëpër rrethe. Duhet të nxjerrim sa më shumë njerëz para Kryeministrisë deri në largimin e tij.

Edmond Spaho: Ervin, akoma nuk kemi një vendimmarrje për këtë. Për këtë arsye jemi mbledhur.

Rudina Hajdari: Mondi, si mund të shkojmë te qytetarët nëse nuk kemi ende vendim? Ne duhet të shkojmë me mendje të qartë, t’u themi qytetarëve çfarë do bëjmë.

Albana Vokshi; Po t’i pyesësh!

Rudina Hajdari: Njerëzit po presin nga ne.

Bardh Spahia: Ne nuk jemi infantilë, ne duhet të jemi të qartë me njerëzit dhe duhet të bëjmë organizim të mirë dhe në Tiranë.

Aldo Bumçi: Do bëjmë protesta para kujt institucioni, po Veliajn do e godasim në protestat tona?

Ervin Salianji: Jemi të qartë në paqartësinë tonë domethënë. Protestat tona nuk janë sociale dhe ekonomike, nëse janë kështu, ne duhet të hyjmë të bëjmë interpelanca. Nëse janë politike, duhet t’i përqendrojmë vetëm te Rama në Kryeministri.

Edmond Spaho: Do të pyesim degët.

Gazment Bardhi: Nuk duhet të ngatërrojmë deputetët. Ende nuk kemi qartësuar se për çfarë tematikash do protestojmë, do pyesim degët dhe do të vendosim.

Rudina Hajdari: Ne duam protesta dhe shkojmë iu themi atyre se çfarë doni të protestoni ju?

Klevis Balliu: Ne duhet që të nxjerrim njerëz në Tiranë sepse Tirana ka më shumë popullsi.

Xhemal Gjunkshi: Duhet të jemi më të qartë, kërkoj nga ju që të jemi ne dijeni për çfarë arsye dhe si i kërkojmë protestat. Ne si deputetë duhet të kemi informacion. Në Dibër po privatizohen edhe termalet.

Dhurata Çupi: Përgjegjësinë për termalet e kanë dega dhe këshilltarët.

Hekuran Hoxhalli: Si t’i përgjigjem demokratëve kur të më pyesin, dakord me protestat, po për zgjedhjet do përgatitemi?

Myslim Murrizi: Studentët kanë 1 muaj e gjysmë që rrinë rrugëve. Ne duhet të ishim me ta. Tani secili të marrë përgjegjësi, do nxjerrim popullin apo partinë. Ne duhet të nxjerrim sa më shumë njerëz. Nuk duhet të ngrejmë pritshmëritë dhe pastaj të marrim opingat! Duhet të përgatitemi dhe për zgjedhjet njëkohësisht.

Fatbardha Kadiu: Njerëzit janë të mbingopur me qeverinë, duhet të përqendrohemi dhe të jemi të organizuar dhe të qartë dhe të largojmë Ramën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PASI U PUBLIKUA NË KANALIN ZYRTAR/ Europianët u "çmendën" pas këngës së Jonida Maliqit (FOTO)
Previous article ZHDUKJA E EMILIANO SALA/ Shihen shenja tymi, zbulohen detajet e para të aeroplanit ku ishte futbollisti (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’ Breaking News

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit Politikë

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT