• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS KUNDËRPËRGJIGJES/ SHBA dhe Britania bëjnë hapin e radhës, pritet të njoftojnë rikthimin e grupit Houthi në listën e organizatave terroriste
Home
Botë

PAS KUNDËRPËRGJIGJES/ SHBA dhe Britania bëjnë hapin e radhës, pritet të njoftojnë rikthimin e grupit Houthi në listën e organizatave terroriste

17 January, 2024 s.autor Botë

Administrata e Presidentit Biden pritet të njoftojë planet për t’i rikthyer rebelët Houthi në listën e organizatave terroriste, tha një zyrtar amerikan për agjencinë e lajmeve Reuters. Ushtria amerikane ka kryer një seri sulmesh në Jemen, që në shënjestër kanë patur zonat e kontrolluara nga rebelët Houthi, ku janë stacionuar sistemet e lëshimit të raketave balistike, që kanë sulmuar anijet tregtare në Detin e Kuq. Sulmet e rebelëve Houthi kanë ndërprerë transportin detar të mallrave në Detin e Kuq, duke nxitur reagimin e Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë.

Milicia Houthi, aleate e Iranit ka kërcënuar me zgjerim të sulmeve në Detin e Kuq, duke përfshirë ato ndaj anijeve amerikane, në përgjigje të sulmeve amerikane dhe britanike ndaj pozicioneve të tyre në Jemen. Rebelët Houthi thonë se sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq u kryen në përgjigje të sulmit të Izraelit në Rripin e Gazës, që ka shkaktuar vrasjen e mijëra palestinezeve dhe një krizë humanitare. Sulmi i 7 tetorit nga Hamasi në Izrael, në të cilin u vranë 1200 persona dhe u morën peng 240 të tjerë, shkaktoi një përgjigje të fortë ushtarake nga Izraeli.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken hoqi grupin Houthi nga lista e organizatave terroriste në shkurt të vitit 2021 për të lehtësuar dërgimin e ndihmave humanitare në Jemen. Presidenti amerikan Joe Biden i quajti të premten forcat Houthi të Jemenit një grup “terrorist”, pasi avionët luftarakë, anijet dhe nëndetëset amerikane dhe britanike kryen dhjetëra sulme ajrore në të gjithë Jemenin. Udhëheqësit e grupit Houthi kanë kërcënuar se do të jetë një “përgjigje të fortë dhe efektive”./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DIKUSH TJETËR DO TË PRISHTE FAMILJEN"/ Olta falenderon bashkëshortin
Previous article RAMA VIZITË DY DITORE NË GJERMANI/ Zbardhet agjenda e takimeve

s.autor

Postime të ngjashme

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje Botë

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar Botë

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT