• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS KANADASË/ Australia dhe Mbretëria e Bashkuar shpallin zyrtarisht njohjen e shtetit të Palestinës
Home
Botë

PAS KANADASË/ Australia dhe Mbretëria e Bashkuar shpallin zyrtarisht njohjen e shtetit të Palestinës

21 September, 2025 s.autor Botë, Breaking News

Britania, Kanadaja dhe Australia kanë ndërmarrë hapa zyrtar për të njohur shtetin palestinez.

Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka njoftuar sot se Mbretëria e Bashkuar e njeh zyrtarisht shtetin e Palestinës, në një përpjekje për të ringjallur shpresën për paqe midis palestinezëve dhe izraelitëve.

“Sot, për të ringjallur shpresën për paqe për palestinezët dhe izraelitët, si dhe për një zgjidhje me dy shtete, Mbretëria e Bashkuar njeh zyrtarisht Shtetin e Palestinës,” deklaroi Starmer.

Ky vendim historik e rreshton Britaninë në krah të vendeve që kërkojnë një rol më aktiv në zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez, duke shtuar presionin ndërkombëtar për rifillimin e bisedimeve të paqes.

Më herët, Kanadaja u bë vendi i parë i G7 që njohu shtetin e Palestinës, e ndjekur nga Australia

“Kanada njeh Shtetin e Palestinës dhe ofron partneritetin tonë për ndërtimin e një të ardhmeje paqësore si për Shtetin e Palestinës, ashtu edhe për Shtetin e Izraelit,” deklaroi kryeministri kanadez, Mark Carney.

Me këtë vendim, Kanada i bashkohet mbi 140 vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara që tashmë kanë njohur shtetin palestinez, duke sfiduar qartë qëndrimin e mëparshëm të Otavës dhe përballë kundërshtimeve të forta nga Izraeli.

Edhe kryeministri australian, Anthony Albanese, ka konfirmuar se Australia ka ndjekur vendimin e Kanadasë dhe tashmë njeh zyrtarisht Palestinën si një shtet sovran.

Në një deklaratë publike, Albanese shkruan se ky vendim është pjesë e një përpjekjeje të përbashkët me Kanadanë dhe Mbretërinë e Bashkuar, me qëllim që të forcohet mbështetja ndërkombëtare për zgjidhjen me dy shtete midis Izraelit dhe Palestinës.

“Australia i bashkohet Kanadasë dhe Britanisë në një përpjekje ndërkombëtare për një zgjidhje të qëndrueshme dhe të drejtë, përmes krijimit të dy shteteve që jetojnë në paqe dhe siguri,”deklaroi Albanese.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PIKË UJI"/ New York Times rekomandon filmin mes 5 të tjerëve: Kinematografia shqiptare me sukses të madh ndërkombëtar
Previous article LAJM I MIRË PËR PALESTINËN/ Kanadaja, vendi i parë në G7 që e njeh si shtet

s.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT