• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Pas ikjes së Sokol Ballës/ Nga TV Klan e Top Channel, deri tek RTSH. Të gjithë ata që drejtojnë lajmet në Shqipëri
Home
Aktualitet
Media

Pas ikjes së Sokol Ballës/ Nga TV Klan e Top Channel, deri tek RTSH. Të gjithë ata që drejtojnë lajmet në Shqipëri

3 January, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Media

Ditët e fundit të gjithë po “ziejnë” për largimin pas 12 vjetësh të ish-drejtorit të informacionit dhe moderator i “Top Story”, Sokol Balla.

Pati shumë aludime dhe komente për të gjitha arsyet e largimit, por ajo që ndodhi, duket se nuk ka më kthim mbrapa. Bashkë me fundin e vitit të kaluar, Sokol Balla njoftoi vetë atë që përflitej prej kohësh: Largimin e tij edhe nga drejtimi i emisionit “Top Story”, edhe nga vetë “Top Channel”, pasi drejtuesit e tij e larguan fillimisht si Drejtor Informacioni i këtij televizioni kombëtar. Me fillimin e vitit të ri 2018, ai u mësua se do të startojë në një televizion të ri, në “Vizion +”, si drejtor Ekzekutiv dhe si drejtues i emisioneve të debatit politik “Real Story”.
Ky nuk është rasti i parë i një largimi të bujshëm nga drejtimi i departamentit të lajmeve nëpër televizionet shqiptare. Kujtojmë këtu largimet më parë të Armand Shullakut pas katër viteve, po drejtor informacioni, nga televizioni informativ Abc News. Largimet e Andi Bejtes nga TV “Klan” për të shkuar në një televizion tjetër si ai “Agon Channel”, e kështu me radhë.

Po kush janë sot drejtorët e informacionit në mediat kryesore televizive të vendit, të cilë praktikisht drejtojnë nga pikëpamja pfrofesionale, edhe politikat editoriale të botuesve të tyre?
Fill pas largimit të Sokol Ballës, drejtori informacioni në televizionin kombëtar “Top Channel” u emërua Endri Xhafo. Nga gazetar që dikur kishte për shef Sokol Ballën në “Top” i cili është edhe i pari që e promovoi, Xhafo tregoi se kishte ambicje në media kur nuk i rezistoi ofertës për tu provuar si drejtues emisionesh në Albanian Screen të Rezart Taçit. Pas një përvoje të shkurtër por jo shumë të suksesshme, Xhafo u pa në krenin e ABC News, këtë radhë si spiker lajmesh. Derisa sherri i fundit i Sokol Ballës me pronaren e Top-it, Vjollca Hoxhën, pas emisionit të tij në shtëpinë e Saimir Tahirit në kulmin e sulmeve ndaj ish ministrit të Brendshëm, e riktheu Xhafon përsëri në Top. Këtë radhë si drejtor Informacioni.

Në këtë mënyre, vetëm pesë vjet pas largimit, Endri Xhafo është rikthyer pësëri në vendin ku edhe e nisi karrierën e tij gazetareske. Thuhet se ai nuk do ta zëvendësojë Sokol Ballën vetëm në drejtimin e lajmeve, por edhe të emisionit të tij, “Top Story”.

Departamenti i Informacionit në TV Klan pas ikjes Andi Bejtjes drejt Agon Channel në 2014, drejtohet nga Eduart Frangaj, vëllai i pronarit të këtij televizioni, Aleksandër Frangaj. Deri atëherë Ed Frangaj kishte qënë kryeredaktor i lajmeve pranë këtij departamenti. Siç edhe mund të meret me mend, karriera e tij prej gati 15 vjetësh është zhvilluar gjithmonë në televizionin kombëtar Klan nga ku e ka nisur si reporter lajmesh, e më pas redaktor. Nuk ka profil mediatik publik dhe deri tani mban thjeshtë profilin e tërhequr të një menaxheri lajmesh që drejton pa u shfaqur.

Televizioni Ora News: Drejtore e informacionit është Ilva Tare dhe ka rreth 7 vite në këtë pozicion. Eshte një prej figurave femërore me të njohura televizive e dy dekadave të fundit, me eksperiencë edhe në mediat ndërkombëtare. Ka profilin e një gazetareje të angazhuar dhe ka përcjellë dinamikë dhe profesionalizëm edhe në mediat e tjera televizive ku ka drejtuar departamentet e informacionit.

Gazetarja e njohur ka plot 22 vite në media dhe aktualisht drejton dhe emisionin “Tonight Ilva Tare” që është një prej emisioneve më profesionale të debatit të temave kryesore politike dhe çështjeve të tjera me interes publik.

News 24:  Prej kohësh, drejtor informacioni tek News 24 është Andi Tela.
Është pjesë e gazetarisë që prej 20 vitesh. Ai është gjithashtu drejtor i përgjithshëm i Balkanweb, Gazeta Shqiptare dhe Radio Rash. Vjen në këtë pozicion pas një përvoje shumë të gjatë si Drejtor i gazetës “Panorama”, prej shumë vitesh gazeta me tirazhin më të lartë në Shqipëri. Nuk është shumë aktiv në shfaqjet televizive dhe publike, duke preferuar të mbajë profilin e njërit prej menaxherëve më me përvojë të mediave shqiptare në qarkullim.

Veç të tjerash, Andi është edhe pedagog në fakultetin Histori Filologji, në departamentin e gazetarisë.

Vizion Plus: Arban Hasani është drejtori i informacionit dhe e ka mbajtur këtë pozicion dy herë këtë pozicion me një ndërprerje dy vjeçare në mes, në vitet 2011- 2013. Ka një përvojë shumë të gjatë si drejtues i medieve të shkruara dhe televizive, duke qenë nje prej drejtorëve më me përvojë të informacionit në mediat elektronike. Nuk ka preferuar që të jetë shumë aktiv në daljet televizive dhe nëpër emisionet e debatit politik, duke mbajtur profilin profesional të një menaxheri lajmesh që drejton më shumë nga prapa kamerave.

Radio Televizioni Publik Shqiptar ka për drejtor Informacioni, Bledar Zaganjorin. I ardhur nga një përvojë e shkëlqyer shumëvjeçare si kryeredaktor fillimisht e më pas Drejtor Lajmesh në televizionin “Top Channel”. Me ardhjen e stafit të ri drejtues të RTSH me në krye Drejtorin e Përgjithshëm Thoma Gëllçi, Zaganjori u ftua që të drejtonte departamentin e Informacionit të radiotelevizionit publik shqiptar, detyrë që vazhdon ta kryej edhe tani. Ashtu si pjesa më e madhe e drejtuesve të lajmeve në mediat televizive shqiptare, edhe Zaganjori nuk ka preferuar që të jetë një figurë publike televizive, por ka mbajtur profilin e një menaxheri profesional dhe me përvojë të konsoliduar tashmë.

Përgatiti B.Xhanija
AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kirurgji plastike apo bukuri natyrore? Ja rezultati i femrave më të bukura të Hollywood-it
Previous article Spekulimet/ Pocchetino: Ja si mund të transferohet Kane tek Reali

F.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Pije freskuese kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 38-vjeçari në Dibër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pije freskuese kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 38-vjeçari në Dibër

GODITJA E GRUPIT KRIMINAL NË TIRANË/ Pamjet kur trafikantët i shet armë agjentit të inflitruar të policisë Aktualitet

GODITJA E GRUPIT KRIMINAL NË TIRANË/ Pamjet kur trafikantët i shet armë agjentit të inflitruar të policisë

ARMË PA LEJE/ Tre të arrestuar në Durrës! Dyshohet se do t’i shisnin Aktualitet

ARMË PA LEJE/ Tre të arrestuar në Durrës! Dyshohet se do t’i shisnin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT