• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
PAS GREQISË/ Instrumentistët Kadesha dhe Gjollma me “Nostalgji” për publikun shqiptar (VIDEO)
Home
Kulturë

PAS GREQISË/ Instrumentistët Kadesha dhe Gjollma me “Nostalgji” për publikun shqiptar (VIDEO)

11 May, 2019 enxhi.autor Kulturë

Dy instrumentistët Arben Kadesha dhe Marin Gjollma rrëfejnë emocionet pas koncertit në Universitetin e Arteve. Kadesha ndalet edhe tek marrëdhënia me të birin, violinistin e njohur Jonian Kadesha.

Violinisti Arben Kadesha dhe pianisti Marin Gjollma sollën në skenën e Arteve koncertin recital për violinë edhe piano “Nostalgji”. Vepra të kompozitorëve të huaj, si Schuman, Debussy, Chopin edhe pjesë shqiptare, “Baladë” nga Pjetër Gaci erdhën përmes lojës së instrumentistëve në Universitetin e Arteve në Tiranë, pas udhëtimit që bënë në Athinë e në Korçë. Violinisti Arben Kadesha, i cili prej vitesh jeton edhe punon në Greqi flet për emocionet e këtij triptiku.

“Sigurisht që përjetuam shumë emocion, përfshirë edhe Athinën e Korçën, e aq më tepër në Tiranë. Mund t’i referohemi shumë repertorit shqiptar në skenat tona, duhet që ndaj repertorit shqiptar vëmendja të jetë më e madhe. Është gjëja më e bukur që ne kemi, mund ti referohemi shumë repertorit shqiptar. Në Greqi pati shumë interes, por deri edhe përlotje nga bashkëpatriotët”, shprehet violinisti Arben Kadesha.

Edhe për pianistin Gjollma ky koncert ka vlera të rëndësishme.

“Këtë vit nisëm një bashkëpunim me violinistin e njohur Arben Kadesha, ishte një nxitje nga ana e tij për të bërë këtë punë me koncertin, që udhëtuam në tre qytete. Të gjithë kompozitorët gjenial, që i quaj profetët e muzikës, e përfaqësojnë artistin në nivele të larta”, shprehet pianist Marin Gjollma.

Violinisti Arben Kadesha ndalet edhe tek lidhja e tij me të birin, Jonian Kadesha.

“Unë kam luajtur rolin tim, si baba edhe mësues, vitet ikin edhe secili ka jetën e vet, por gjithmonë na bashkon Shqipëria edhe Greqia. Ndihem shumë i kënaqur”, shprehet instrumenti Arben Kadesha.

Pianisti Marin Gjollma përfundon se koncertet dhe bashkëpunimet me artistët shqiptarë në Universitetin e Arteve do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REFORMA NË SPORT/ Presidenti Duka takon ministren Denaj, ja draf-projekti
Previous article "I PAHARRUAR NË ZEMRËN TIME"/ Kodheli kujton ditën që përcolli Tanushin në Letoni

enxhi.autor

Postime të ngjashme

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT