• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Pas ‘gafës’ ndaj Berishës, rikthehet Grida Duma: Kod integriteti dhe etike si laburistët skocezë
Home
Shqipëri

Pas ‘gafës’ ndaj Berishës, rikthehet Grida Duma: Kod integriteti dhe etike si laburistët skocezë

20 November, 2017 Q.Autor Politikë, Shqipëri

Sekretarja e Bashes ne PD, njeheresh dhe zedhenese e grupit parlamentar te kesaj partie, eshte rikthyer permes deklarimeve publike, pas nje heshtje te gjate.

Duma nuk dilte ne publik, qe ne momentin fatkeq kur quajti Berishen “koleg”, duke i mohuar vetes jo vetem deklarimin ne emer te grupit parlamentar te PD, por dhe daljen publike.

Dhe kete here per te thene se modeli i Partisë Laburiste Skoceze, parti e majte kjo, në lidhje me kodin e integritetit dhe etikës së politikanit duket se është modeli më i konsoliduar dhe që u nevojitet partive shqiptare.

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, shkruan në “Facebook” se me mbështetjen e Institutit Demokratik Amerikan, u zhvillua Forumi i Partive Politike të Europës Juglindore, me fokus të veçantë integritetin e figurës politike.

Në këtë takim është folur për Kodin e Integritetit. “Integriteti moral i figurave politike dhe kodi i sjelljes së politikanit, i cili nuk mund dhe nuk duhet të limitohet në respektimin e ligjit”, shkruan deputetja demokrate në një status të saj në “Facebook” për këtë takim.

Sipas saj, organizatorët kanë sjellë si modelin referues atë të statutit të Partisë Laburiste Skoceze, e cila ka, sipas saj, një kushtetutë të brendshme.

“Ndër të tjera u mor në ilustrim Partia Laburiste Skoceze, si një parti me ‘kushtetutë të brendshme’ prej më shumë se njëqind faqesh, në të cilën përcaktohen në detaje rastet kur integriteti moral i politikanit është në shkelje të moralit dhe etikës si model për qytetarët”, shkruan deputetja e PD-së.

Sipas Partisë Laburiste Skoceze, në statutin e saj përcaktohen të gjitha rastet kur duhet që politikani të japë dorëheqje.

“Pavarësisht nëse politikani ka shkelur ose jo një ligj, kushtetuta e brendshme e Partisë Laburiste Skoceze përcaktonte cilat ishin rastet kur duhej dhënë dorëheqja apo figura politike duhet të pezullohej nga çdo funksion në politikë nëse thyhej ky kod”, shkruan deputetja Duma.

Gjatë Forumit të Partive Politike të Europës Juglindore, është folur konkretisht dhe për jetën e brendshme të partive politike shqiptare.

“Duke folur për standardet e domosdoshme të integritetit të politikanit, u diskutua për problematikat e partive politike në Ballkanin Perëndimor dhe se cilat standarde duhet të përmirësoheshin brenda partive politike në rajon. Ky ishte një mesazh i rëndësishëm për aktualitetin politik shqiptar”, shkruan deputetja e Partisë Demokratike në “Facebook”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shqiptarët i bëjnë lekët llaç e tulla, Europa teknologji e shpikje
Previous article Ndarja nga jeta e Aleksandër Lalos, sot zhvillohen homazhet në nder të kompozitorit

Q.Autor

Postime të ngjashme

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën Politikë

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë Politikë

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne Politikë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT