• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS FUNDIT TË LUMTUR TË “BOJKOTIT”/ Xhaçka: Opozita futi në “lojë” pedagogët për…
Home
Politikë

PAS FUNDIT TË LUMTUR TË “BOJKOTIT”/ Xhaçka: Opozita futi në “lojë” pedagogët për…

7 February, 2019 k.autor Politikë

Protesta e studentëve për të parën herë nuk u pa si kërcënim, por si një mundësi dialogu për zgjidhjen e problemeve të studentëve dhe tashmë Pakti për Universitetin është zgjidhja e më shumë sesa kërkesave të tyre, tha Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, sot në foltoren e Kuvendit, prej nga akuzoi opozitën se po përdor pedagogët për të penguar mësimin në universitete.

Për herë të parë në historinë politike të Shqipërisë, tha Xhaçka, kjo qeveri e priti një protestë jo si një kërcënim por si një mundësi për të filluar një dialog konstruktiv me të gjithë ata që duan realisht të transformojnë dhe modernizojnë universitetin shqiptar

“Iu ofruam studentëve Paktin për Universitetin që shkon shumë përtej tetë kërkesave që ata kanë akumuluar dhe që shënon fillimi e një kthese të jashtëzakonshme për të gjithë sistemin e Arsimit të Lartë. Fatkeqësisht ndodhi ajo që ka ndodhur me çdo reformë apo punë të mirë që është bërë për këtë vend. U ngrit opozita për të sabotuar me të gjitha forcat për të penguar zgjidhjen për studentët. U ngrit opozita, pasi dështoi të uzurponte protestën e studentëve dhe pasi u braktis prej studentëve që nuk kishin hallin e Lulit dhe Monikës, por kërkonin zgjidhjen e problemeve të tyre. Madje organizoi në protestë ca me tesera partie dhe ca grupe të gatshme, ca nga PD e ca nga LSI, për të bllokuar mësimin, duke bërë presion, duke shantazhuar çdo student dhe pedagog që donte rikthimin në mësim”, tha ministrja Xhaçka.

Më tej Xhaçka shtoi se opozita pasi dështoi me lojën me studentët, futi në lojë pedagogët.

“Kemi parë skenat e takimeve të këtyre pedagogëve dhe nuk e di janë për të qeshur apo për të qarë. Te shihje vajzën e ish-kryeministrit me kunatën e tij, bashkë të dyja pedagoge duke qarë hallet e studentëve, të shihje ish-deputetin e PD, bashkë me të shoqen e bashkë me vajzën e Fahriut, mbesat, nuse, fisin dhe farefisin e PD-së, që u qanin hallin studentëve. Pastaj, lere të shihje Mynyr Konin që e shihte protestën nga larg dhe në vend që të respektonte vendimin e masës dërrmuese të pedagogëve për rifillimin e mësimit bëhej pjesë e kësaj farse”, tha ajo.

Xhaçka përfundoi duke thënë se pedagogët nuk janë ngritur për hallin e studentëve por se ua ka kërkuar partia, cilado qoftë ajo. “Janë ngritur nga frika e vettingut dhe për ruajtjen e privilegjeve të tyre”, tha ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JE KUSHURIRA E METËS"/ Ministrja Gjonaj i përgjigjet Kryemadhit: Më shantazhoi me familjen. Burri im s’ka lidhje me bandat
Previous article ZBULON SEKRETIN E "DJAJVE TË KUQ"/ Ylli Lingard: Nuk mund të ketë asgjë më të bukur se një...

k.autor

Postime të ngjashme

TRE VITE NGA SULMET E HAMASIT NË IZRAEL/ Rama: Jeta e të rinjve u vodh nga urrejtja Politikë

TRE VITE NGA SULMET E HAMASIT NË IZRAEL/ Rama: Jeta e të rinjve u vodh nga urrejtja

ZGJERIMI I BE-së/ Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e Bashkimit Politikë

ZGJERIMI I BE-së/ Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e Bashkimit

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit Breaking News

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT