• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Pas flakëve të mëdha reja e zezë e tymit ‘mbulon’ Tiranën, kreu i Zjarrfikëseve: S’ka asnjë rrezik
Home
Breaking News

Pas flakëve të mëdha reja e zezë e tymit ‘mbulon’ Tiranën, kreu i Zjarrfikëseve: S’ka asnjë rrezik

22 April, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kreu i Shërbimit të Zjarrfikësesh në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj deklaroi se zjarri i përmasave të mëdha sot në një fabrikë riciklimi në Kashar është vënë nën kontroll.

Në një lidhje telefonike për ‘News24’ Goxhaj tha se pasi u sigurua të lokalizohej vatra e zjarrit dhe mos të kishte rrezik për bizneset e tjera përreth, forcat e shërbimit të zjarrfikëses do të angazhohen për heqjen e resë së madhe të tymit, që duket pothuajse në gjithë Tiranën.

Ndërkohë banorët e zonës kanë raportuar për ‘BalkanWeb’ se herë pas here kanë dëgjuar shpërthime që vinin nga fabrika, ndërkohë që kreu i Shërbimit të Zjarrfikësesh tha se nuk ka vend për panik.

“Në momentin që reja e tymit është shfaqur, jemi në momentin përfundimtar. Fillimisht u përqendruam në magazinat që janë afër këtij biznesi, me sigurimin e magazinave, tani jemi të përqendruar tek objekti ku ra zjarri dhe reja e tymit do të ulet. Ne kemi angazhuar të gjitha forcat e zjarrfikëses këtu, janë në vendin e ngjarjes. Kemi edhe bashkëpunim nga bashkia Vorë dhe Durrës dhe bashkëpunim kemi nga mjetet e ushtrisë dhe nga botet e Bashkisë së Tiranës. Magazina ku u shfaq zjarri kanë qenë të rrezikshmërisë së lartë. Ne herë pas here e kemi këshilluar dhe ndëshkuar me masa administrative këtë fabrikë. Shpërthimet e herëpashershme kanë qenë të shkaktuara nga gazrat, dhe nuk ka arsye që të alarmohemi. Nuk ka rrezik as për qytetarët, as për punonjësit tanë dhe askënd. Po i japim goditjen e fundit.”, tha Goxhaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Frikë nga lufta? Erdogan bën hapa pas: Nuk dëshirojmë tensione me Greqinë
Previous article Tërhiqet braziliani: Karriera shkëlqyer u njollos nga 7 golat e Gjermanisë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

U RRËZUA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË/ 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë Aktualitet

U RRËZUA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË/ 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë

DITA E 39 E PROTESTËS/ Qytetarët mblidhen në shesh, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama Aktualitet

DITA E 39 E PROTESTËS/ Qytetarët mblidhen në shesh, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

ZJARR I MADH NË MAT/ Dyshohet i qëllimshëm! Flakët përhapen me shpejtësi Aktualitet

ZJARR I MADH NË MAT/ Dyshohet i qëllimshëm! Flakët përhapen me shpejtësi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT