• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Frikë nga lufta? Erdogan bën hapa pas: Nuk dëshirojmë tensione me Greqinë
Home
Nderkombetare

Frikë nga lufta? Erdogan bën hapa pas: Nuk dëshirojmë tensione me Greqinë

22 April, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka theksuar se nuk dëshirojnë tensione me Greqinë. “Tashmë ne kemi nevojë për paqe, sepse paqja jonë që kemi me ju nuk përngjason me paqen e asnjë vendi”, tha presidenti turk, transmeton Anadolu agency.

Presidenti Erdoğan i është përgjigjur pyetjeve për çështjet në rendin e ditës dhe vlerësimet për raportin e BE-së në lidhje me Turqinë në një program të publikuar në kanalin NTV.

“Ky raport për ne nuk ka asnjë vlerë ligjore dhe vlefshmërie. Një situatë të ngjashme kemi përjetuar edhe në Varna ku na kërkuan që t’i dorëzojmë ushtarët grekë. Për këtë ne u shprehëm se ‘nëse kërkoni një gjë të tillë nga ne, atëherë fillimisht janë anëtarët e FETÖ-s autorë të tentativës për grusht shteti që duhet të na i jepni. Nëse na dorëzohen ato mund ta diskutojmë në tryezë, sepse ka një shkelje të kufirit. Në të shkuarën kanë dënuar një ushtar turk me 6 muaj burg për shkelje të kufirit. Pra edhe këtu kemi një situatë të ngjashme. Këtë e kemi përcaktuar kështu në Varna, na dorëzoni puçistët, që edhe ne të hedhim hapat e duhura për këtë. Por Greqia ndodhet në një pozicion shumë ndryshe, dhe ne nuk mund t’ia shpjegojmë këtë Greqisë”, është shprehur Erdoğan.

Pyetjes se Greqia shkakton tensione për çështjen e ishujve në Egje dhe cili është qëllimi i Greqisë, presidenti Erdoğan i është përgjigjur se “Ne Greqinë e shohim si një fqinj dhe dëshirojmë që t’i tejkalojmë këto pavarësisht disa problemeve. Të ulemi në tryezë, t’i vendosim mënjanë këto”.

“Kryeministri i ri, dinamik, Tsipras, shpreh dhe ka dëshirën që ‘të hedhim një hap të ri’, ku në vizitën time të fundit kam vërejtur se edhe presidenti ndodhet në të njëjtën situatë. Të distancohemi nga grindjet ‘jo ti ke marrë më shumë? unë kam dhënë më shumë? Mos bërja e kësaj na sjell probleme të tjera neve, të cilat fatkeqësisht kanë kosto të rënda. Ne kemi dëshirën që kësaj t’i vendosim pikën”, tha presidenti i Turqisë.

Në lidhje me të arratisurin Adil Öksüz, të ashtuquajturin “përgjegjësi i Komandës të forcave ajrore” të organizatës terroriste FETO dhe një prej organizatorëve kyç në tentativën për grusht shteti, presidenti Erdoğan u shpreh se “Jemi në ndjekje, po e gjurmojmë. Janë formuar disa lidhje. Nëse janë të drejta informacionet që kemi marrë shpresojmë se do të realizojmë edhe hapin që kemi hedhur në lidhje me të”.

Gjithashtu Erdoğan ka theksuar se në luftën kundër terrorizmit të kryer në 3 vitet e fundit janë neutralizuar 16 mijë terroristë brenda vendit dhe në veri të Irakut kundër YPG dhe PKK-së. Ai ka shtuar se ka arritur në 4.254 shifra e fundit e terroristëve të neutralizuar gjatë operacionit “Dega e Ullirit” i cili nisi më 20 janar në Afrin të Sirisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Çfarë thotë “USAID” dhe çfarë thotë kazani?
Previous article Pas flakëve të mëdha reja e zezë e tymit ‘mbulon’ Tiranën, kreu i Zjarrfikëseve: S’ka asnjë rrezik

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’ Botë

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’

SULME MASIVE AMERIKANE NDAJ IRANIT/ Goditen mbi 80 objektiva ushtarake Botë

SULME MASIVE AMERIKANE NDAJ IRANIT/ Goditen mbi 80 objektiva ushtarake

ALARM NË NEW YORK/ Rrezikon shembjen, evakuohet ndërtesa 38-katëshe në Manhattan Botë

ALARM NË NEW YORK/ Rrezikon shembjen, evakuohet ndërtesa 38-katëshe në Manhattan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT