Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri ka bërë një falenderim për të gjithë ata që kontribuan për zgjedhjet e 30 Qershorit.
Ndërkohë numërimi në Qarkun e Vlorës nuk ka përfunduar ende, Gjiknuri përmes një statusi në ‘Facebook’ ndan disa konsiderata të sinqerta.
Gjiknuri shpreh mirënjohje për çdo qytetar që votoi dhe keqardhje për ata që ia privuan vetes këtë mundësi.
Gjithashtu Gjiknuri falenderontë gjithë strukturat e PS dhe shtabet elektorale, duke përmendur kolegët deputet, Vilmën, Edin, Alketin, Andrean, Vullnetin dhe kordinatorin elektoral Afrimin.
Statusi i plotë:
Faleminderit
Teksa po përmbyllet plotësisht i gjithë procesi i numërimit të votave në Qarkun e Vlorës, me lejoni të ndaj disa konsiderata të sinqerta.
Mirënjohje për çdo qytetar që me pjesëmarrjen në zgjedhje dëshmoi përmbushjen e një detyrimi të rëndësishëm, për një vend me demokraci dhe stabilitet.
Keqardhje për ata që nuk ju drejtuan kutive të votimit, duke e privuar veten nga një prej të drejtave më të rëndësishme, atë të zgjedhjes apo qoftë edhe refuzimit me votë.
Përulje ndaj çdokujt që votoi Partinë Socialiste dhe kandidatët e saj për Bashkitë dhe Këshillat Bashkiak. Me votën e tyre rikonfirmuan forcën tonë politike, me një rezervuar të qëndrueshëm votash dhe me diferencë të konsiderueshme nga kampet kundërshtare.
Mirëkuptim për ata që zgjodhën të mos votojnë PS dhe kandidatët tanë, e bënë votën e pavlefshme apo votuan për kundërshtarët. Është një nxitje për ne që të punojmë më shumë për të siguruar edhe mbështetjen e tyre.
Respekt për të gjithë subjektet apo kandidatët kundërshtarë që bënë një fushatë qytetare duke shmangur çdo lloj provokimi e tensioni.
Vlerësim për të gjithë administratën zgjedhore nga komisionerët e KZAZ dhe qendrave të votimit deri tek grupet e numërimit të votave. Me përgjegjësi ligjore përmbyllën procesin pa asnjë problematikë
Falenderim i përzemërt për të gjithë strukturat e PS dhe shtabet elektorale. Falenderim për kolegët deputet, Vilmën, Edin, Alketin, Andrean, Vullnetin dhe kordinatorin elektoral Afrimin. Falenderim për kryetarët e PS, nga Andueli, Ardi, Nertili, Aleko, Izeti, Hristo dhe Vangjeli deri tek secili prej anëtarëve të thjeshtë.
Vlerësim për kandidatët tanë, Dritanin, Adrianin, Majlindën, Pëllumbin, Kristaqin, Jorgon dhe Shuaipin.
Pas festës nis sfida. Gjithçka në shërbim të qytetarëve, për të transformuar plotësisht të 7 bashkitë. Bashkëpunimi mes qeverisë qendrore dhe qeverisjes lokale do të jetë


