Pas ekzekutimit të mistershëm të Presidentit të vetëshpallur të Republikës së Çamërisë në ekzil, vendin e tij e ka zënë Ali Aliu. Ai është emëruar nga Këshilli Kombëtar i Republikës së Çamërisë dhe do të mbajë postin e Presidentit dhe të Kryeministrit njëkohësisht deri në akreditimin e zgjedhjeve të ardhshme.
Kujtojmë se ish-presidenti i vetëshpallur i Çamërisë në ekzil, Festim Lato u ekzekutua në Holandë në muajin korrik. Media holandeze shkruan ai u gjet i vdekur përgjatë Nieuwe Ubbergseëeg. Ajo raporton se pas Latos ishin vënë pas një numër kreditorësh dhe mendohet se vrasja ka ardhur si pasojë e disa borxheve të pashlyera.
Por kush është zëvendësuesi i ri?
Ali Aliu u lind më 17 . 03. 1968, në Bardhyl ( ish- Bradash të Besianës ). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Besianë të Dardanisë. Ali Aliu i takon brezit të kryengritësve për Republikën e Kosovës. Udha e mërgimit, në vitin 1991 nuk ishte dëshirë, por qëllim për Kosovën e lirë e sovrane. Ali Aliu i takon familjes atdhetare të Tahir Aliut nga Bardhyli i Besianës.


