• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRËMBIMI DHE VRASJA E TË RIUT NË TIRANË/ Apeli liron nga burgu kamarierin, çfarë tha ai për natën e krimit
Home
Aktualitet
Kronikë

RRËMBIMI DHE VRASJA E TË RIUT NË TIRANË/ Apeli liron nga burgu kamarierin, çfarë tha ai për natën e krimit

18 November, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Është lënë në arrest shtëpie Enea Zyferi, kamerieri i lokalit të Armand Shakajt, ky i fundit i dyshuar si autor i rrëmbimit dhe vrasjes së 34-vjeçarit Eglant Koçit.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, bën me dije se Gjykata e Apelit ka hequr masën e arrestit me burg për Zyferin, duke e lënë atë në arrest shtëpie, ndërsa mbi të rëndon akuza e përkrahjes së autorit në krim të ndodhur në qershor të 2026.

Kujtojmë se pasi u arrestua, Zyferi kishte deklaruar gjithë çfarë kishte ndodhur në lokal natën që dyshohet se është kryer krimi.

Pas arrestimit, Zyferi ka deklaruar: Punoj në lokalin e Armand Shakajt si kamerier. Ditën që thotë prokuroria, e kam parë Eglantin kur ka hyrë në lokal, sepse e njoh. Më pas nuk e kam parë më, nëse ishte larguar apo jo. Ndërkohë, Armand Shakaj më ka thënë që të fikja dritat e lokalit, për shkak se kishte për të nxjerrë një frigorifer. Unë i kam fikur dritat. Të nesërmen, Armandi më ka thënë që të shkoj të laja makinën në një vend larg andej, diku nga fundi i bulevardit të ri. Kam shkuar atje dhe më ka kapur policia. Unë nuk kam lidhje me këtë ngjarje.

Sipas hetimeve të prokurorisë, nga këqyrja e kamerave të sigurisë, pasi janë fikur dritat, shikohet Armand Shakaj duke tërhequr diçka në dukje qese të zezë, të cilën e ka futur në makinë dhe është larguar. Trupi i të riut u gjet pas disa ditësh kërkime, i hedhur në një greminë në zonën e Cerujës, midis Tiranës dhe Elbasanit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BUXHETI 2027/ Rama: Nga 1 korriku mbështetje deri sa fëmija të mbushë 5 vjeç! Ja sa do rriten bursat
Previous article PROTESTAT/ Rama ironizon kundërshtarët: Të jesh në qeveri e të kërkojnë largimin është e natyrshme, e dhimbshme të mos të pranojnë në protestë

s.autor

Postime të ngjashme

KREU TRE VRASJE NË SHKODËR NË VITET 2000/ Ekstradohet nga Nju Jorku, Valentin Ftoni Aktualitet

KREU TRE VRASJE NË SHKODËR NË VITET 2000/ Ekstradohet nga Nju Jorku, Valentin Ftoni

KONFIRMOHET RASTI I PARË ME MALARIE NE SHQIPËRI/ Pacienti është i huaj, dyshohet edhe një rast tjetër Aktualitet

KONFIRMOHET RASTI I PARË ME MALARIE NE SHQIPËRI/ Pacienti është i huaj, dyshohet edhe një rast tjetër

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv, AMP arreston policin e komisariatit të Kavajës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv, AMP arreston policin e komisariatit të Kavajës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT