• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VIDEO/ Pas djegies në protestë, nis rindërtimi i pikës së taksimit në Rrugën e Kombit
Home
Sociale

VIDEO/ Pas djegies në protestë, nis rindërtimi i pikës së taksimit në Rrugën e Kombit

3 April, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Sociale

Kur të arrestuarit me shumë gjasë do të transportohen nesër në orët e para të mëngjesit drejt Kukësit për t’u njohur në gjykatë me masën e sigurisë, do të shikojnë se puna për rindërtimin e mjediseve ku do të paguhet taksa për Rrugën e Kombit që u dogj të shtunën, ka rinisur.

Makina të Shqipërisë dhe Kosovës qarkullojnë nëpër korsitë që për momentin përshkohen pa pagesë në Rrugën e Kombit. Por qytetaret që këto ditë nuk po paguajnë, kanë të njëjtin opinion për tarifën.

“Me kushtet që jetojmë ne në Kosovë dhe këtej në Shqipëri, nuk është tarifë normale. Është e pakapshme. Unë e bëj dy herë në javë. Protesta duhej, ndoshta nuk duhej aq e dhunshme”, shprehet një qytetar.

“Na kujton 99-ën në Kosovë, merr pare këtej, merr pare andej”, shprehet një tjetër.

Qytetarët i kanë bërë mirë llogaritë.

“Ia kemi paguar taksat kësaj rruge, paguajmë 500 mijë lekë letrat e makinës. A duhet të paguajmë më?! Çfarë tarife. Kjo është Rruga e Kombit, duhet të lidhë kombin”, thotë një qytetar.

“Forca e popullit është e pakontrollueshme. S’duhet të ketë tarifë. O taksë tek nafta, o të paguajmë rrugën. Këtu 300 mijë lekë marrim në muaj”, thotë një tjetër.

Përdoruesit e këtij aksi i njohin mirë rrugët e Europës.

“Udhëtoj në të gjithë Europën. Si guxon që të dalë në autostradë një makinë për skrap, apo një lopë e një qen. Autostrada ka rregullat e veta. Tarifa, nëse autostrada rregullohet si në Europë nuk është shumë. Por për momentin, nuk duhet”, thotë një shofer.

Ka nga ata që bëjnë foto, apo video të pasojave të protestës së të shtunës.

Top Channel

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Marc Marquez vendos për pilotin e ardhshëm te Honda
Previous article Erdhi koha që Mario Balotelli të rikthehet në shtëpi

Redaktor2

Postime të ngjashme

SHTOHEN RASTET ME ALERGJI GJATË VERËS/ Mjekët apel për kujdes ndaj simptomave veçanërisht në lëkurë Aktualitet

SHTOHEN RASTET ME ALERGJI GJATË VERËS/ Mjekët apel për kujdes ndaj simptomave veçanërisht në lëkurë

TRAGJIKE NË GREQI/ Shqiptarja humb jetën pas lindjes së foshnjës, flet bashkëshorti: Pësoi hemorragji, s’më lajmëruan për… Aktualitet

TRAGJIKE NË GREQI/ Shqiptarja humb jetën pas lindjes së foshnjës, flet bashkëshorti: Pësoi hemorragji, s’më lajmëruan për…

TRITOL MAKINËS NË SHKODËR/ Shpërthimi shkakton vetëm dëme materiale, nisin hetimet Aktualitet

TRITOL MAKINËS NË SHKODËR/ Shpërthimi shkakton vetëm dëme materiale, nisin hetimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT