• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS DHUNËS NË KONGRES/ Disa zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë japin dorëheqjen
Home
Nderkombetare

PAS DHUNËS NË KONGRES/ Disa zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë japin dorëheqjen

7 January, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare, Politikë

Dy këshilltare të larta të Zonjës së Parë, Melania Trump dhanë dorëheqjen të mërkurën pas dhunës në Kongresin amerikan dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Shtëpisë së Bardhë po konsideronin të jepnin dorëheqjen, përfshirë këshilltarin e sigurisë kombëtare Robert O’Brien dhe zëvendësin e tij, Mattheë Pottinger, thanë burime me dijeni për këto zhvillime.

Stephanie Grisham dha dorëheqjen si shefe e kabinetit të zonjës së parë pasi mbështetësit e Presidentit Donald Trump hynë me dhunë në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara në një përpjekje për të mos lejuar Kongresin të certifikonte rezultatet e zgjedhjeve presidenciale.

“Ka qenë një nder t’i shërbeja vendit në Shtëpinë e Bardhë. Jam shumë krenarë që isha pjesë e misionit të zonjës Trump për të ndihmuar fëmijët kudo, dhe krenare për shumë arritje të kësaj administrate,” tha zonja Grisham në një deklaratë.

Grisham, e cila ishte për një vit sekretare shtypi e Shtëpisë së Bardhë përpara se të bëhej shefe e stafit të Zonjës së Parë, nuk tha nëse dorëheqja e saj ishte në reagim ndaj dhunës në kryeqytetin e vendit, por një burim i njohur me vendimin e saj tha se dhuna e bindi atë përfundmisht për të.

Edhe sekretarja sociae e Shtëpisë së Bardhë, Rickie Niceta, dha dorëheqjen, ashtu si edhe një zëvendës sekretare e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Mattheës, thanë dy burime për Reuters.

Zoti O’Brien po konsideronte gjithashtu dorëheqjen, ashtu si edhe zoti Pottinger, zëvendës këshilltari i sigurimit kombëtar i cili ka qenë një zë kryesor për politikën ndaj Kinës brenda administratës, thanë dy burime.

“Sapo fola me Nënpresidentin Pence,” tha zoti O’Brien në një deklaratë më herët të mërkurën, duke shtuar, “Jam krenar që shërbej me të.”

Brenda Shtëpisë së Bardhë kishte gjithashtu zëra se zëvendës shefi i stafit Chris Liddell mund të jepte dorëheqjen, sipas një burimi. Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentojë.

Lëndime të shumta u njoftuan dhe një grua humbi jetën nga dhuna në Kapitol, ndërsa mbështetësit e Trump iu përgjigjën thirrjes së presidentit për të protestuar ndaj humbjes së tij në zgjedhjet presidenciale të nëntorit ndaj demokratit Joe Biden. Zoti Trump ka pretenduar në mënyrë të përsëritur dhe të pabazë se zgjedhjet u shoqëruan nga manipulime. Biden do të inaugurohet më 20 janar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJITHÇKA QË NDODHI NË KONGRESIN AMERIKAN/ Nga kaosi, bombat, deri tek reagimet e ndryshme (FOTO+VIDEO)
Previous article KONGRESI RIFILLON PUNIMET PËR CERTIFIKIMIN E BIDEN/ 4 viktima nga protestat e dhunshme në SHBA (PAMJET)

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president Botë

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate Politikë

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT