• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KONGRESI RIFILLON PUNIMET PËR CERTIFIKIMIN E BIDEN/ 4 viktima nga protestat e dhunshme në SHBA (PAMJET)
Home
Nderkombetare

KONGRESI RIFILLON PUNIMET PËR CERTIFIKIMIN E BIDEN/ 4 viktima nga protestat e dhunshme në SHBA (PAMJET)

7 January, 2021 s.autor Botë, Breaking News, Nderkombetare, Politikë

Pas largimit të protestuesve nga ambjentet e Capitol në SHBA, Kongresi amerikan rifilloi seancën për konfirmimin e rezultateve të Kolegjit Elektoral për fitoren e Presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Senati amerikan hodhi poshtë me shumicë dërrmuese një lëvizje nga aleatët e Presidentit Donald Trump për të kundërshtuar certifikimin e rezulateve të zgjedhjeve presidenciale për shtetin e Arizonës që i dha fitoren demokratit Joe Biden.

Protestat e dhunshme që përfshinë ditën e djeshme Capitol-in kanë prodhuar 4 viktima. Një prej personave që ndërroi jetë ishte një grua e cila u qëllua nga policia.

Gjithashtu policia e Uashingtonit bën me dije se janë arrestuar 52 persona, 47 prej të cilëve shkelën shtetrrethimin. Edhe në rradhët e policisë janë plagosur 14 efektivë.

Si demokratët edhe republikanët dënuan dhunën në Kongres por ndërsa demokratët fajësuar Presidentin Trump për nxitjen e saj, shumica e republikanëve nuk e përmendën atë.

“Ne dënojmë në mënyrën më të ashpër dhunën që ndodhi këtu. Pikëllohemi për humbjen e jetës në këto salla të shenjta, si dhe dëmtimet e pësuara nga ata që mbrojtën Kapitolin tonë sot”, tha nënpresidenti Mike Pence.

Ai tha se ata që sulmuan, nuk fituan.

“Dhuna nuk fiton kurrë. Liria fiton, dhe kjo është ende shtëpia e popullit. Ndërsa rimblidhemi në këtë dhomë, bota do të jetë përsëri dëshmitare e rezistencës dhe forcës së demokracisë sonë”, tha zoti Pence.

Kreu i Republikanëve në Senat Mitch McConnell tha se “ne do të kryejmë detyrën tonë sipas Kushtetutës për kombin tonë.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS DHUNËS NË KONGRES/ Disa zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë japin dorëheqjen
Previous article HOROSKOPI 7 JANAR/ Do të duhet të ndaloni dhe të sqaroni dashurinë... Ja çfarë thonë yjet për ju sot

s.autor

Postime të ngjashme

PËRPLASJET PARA PARLAMENTIT/ PD merr vendim: Nuk shkojmë në seancë, Kuvendi i rrethuar nga policia... Politikë

PËRPLASJET PARA PARLAMENTIT/ PD merr vendim: Nuk shkojmë në seancë, Kuvendi i rrethuar nga policia...

TENSIONET/ Lapaj dhe mbështetësit e tij tentojnë të bashkohen me qytetarët, u kërkohet të largohen Aktualitet

TENSIONET/ Lapaj dhe mbështetësit e tij tentojnë të bashkohen me qytetarët, u kërkohet të largohen

TENSIONET PARA PARLAMENTIT/ Pamjet kur deputeti socialist goditet me vezë nga protestuesit Aktualitet

TENSIONET PARA PARLAMENTIT/ Pamjet kur deputeti socialist goditet me vezë nga protestuesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT