• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAS DENONCIMIT/ Gjenden në Tiranë 2 të rinjtë që kishin ikur nga Elbasani
Home
Aktualitet
Kronikë

PAS DENONCIMIT/ Gjenden në Tiranë 2 të rinjtë që kishin ikur nga Elbasani

5 May, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dy adoleshentë, një vajzë 13 vjeçe dhe një djalë 15 vjeç, ishin zhdukur pa gjurmë që prej së shtunës së javës së kaluar, por mbrëmë Policia e Tiranës i ka gjetur.

Policia ka mundur ti lokalizojë në zonën e Medresenë në Tiranë ku si fillim janë shoqëruar në komisariatin e Tiranës e më pas ka qenë policia e Elbasanit e cila rreth orës 00:25 i ka shoqëruar për në banesë ku, dhe do të merren në pyetje nga hetuesit për të zbardhur ngjarjen.

Të rinjtë, pasi kanë lënë orët e mësimit në një nga shkollat e qytetit të Elbasanit, nuk janë kthyer më në banesat e tyre.

DENONCIMI

Kanë qenë familjarët e vajzës ata që i janë drejtuar Policisë së Elbasanit me një ankesë, ku denoncuan humbjen e kontaktit me vajzën e tyre vetëm 13 vjeçe. Pas denoncimit në Polici, nëna e vajzës ka deklaruar se e bija nuk është kthyer në shtëpi prej ditësh, ndërsa ka treguar dhe emrin e djalit me të cilin vajza e saj është larguar. Dyshohet se të miturit kanë lidhje intime bashkë. “Më datë 30.04.2022, shtetasja M. J., 49 vjeçe, ka bërë kallëzim pranë Komisariatit të Policisë Elbasan, se vajza e saj e mitur, shtetasja S. J., 13 vjeçe, është larguar nga banesa, bashkë me të afërmin e tyre, shtetasin e mitur S. D., 15 vjeç. Shërbimet e Policisë po punojnë intensivisht për gjetjen e tyre”, tha Policia. Nga burimet mësohet se një person i cili punon si taksist, ka deklaruar se dy të miturit janë larguar fillimisht drejt zonës turistike të Funarit në qytetin e Elbasanit dhe më pas drejt Tiranës. Mësohet se ata kanë marrë një taksi, duke ardhur në drejtim të Tiranës. Gjatë ditës së hënë, ata dyshohet se janë parë në zonën e “Qytetit Studenti”.

REFUZIMI I LIDHJES

Vajza, edhe pse në moshë fare të re, kishte krijuar një lidhje intime me djalin dy vite më të madh, por që i përket komunitetit rom. Për këtë arsye, familjarët e saj nuk e kanë pranuar lidhjen, duke i kërkuar 13-vjeçares të ndahej prej tij. Por, kjo kërkesë nuk është pranuar nga vajza, e cila ka vendosur të arratiset.

ÇFARË THONË FQINJËT

Fqinjët e të rinjve janë shprehur të habitur mbi vendimin e të rinjve për t’u arratisur nga shtëpitë. “Kur dëgjuam lajmin, menduam se ishte ai i madhi jo i vogli, për atë u habitëm. S’kanë faj fëmijët, nuk dinë gjë ça bëjnë. Nipi im me atë luante këtu”, tha një fqinje. “Nuk e njoh për problematik. Por, sesi ka ndodhur nuk e di. Nuk e di si është e vërteta”, tha një tjetër. Policia njoftoi mbrëmë se kishte rënë në gjurmët e tyre. Ata janë shoqëruar, marrë në pyetje dhe ende nuk dihet nëse do kthehen pranë familjeve

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DITA E DËSHMORËVE/ Rama: Përulësisht me respekt për ata që e deshën atdheun me jetë
Previous article "DURO VËLLA, S'KA DALË AKOMA"/ Si u zbulua vrasësi i Behar Sofisë. Lëvizjet që tradhtuan Ernejt Shytin dhe detaje nga dosja hetimore

s.autor

Postime të ngjashme

KALLËZIMI I GJYQTARËVE/ SPAK nis hetimet për çështjen e pagave të magjistratëve, sekuestron dokumente te Ministria e Financave Aktualitet

KALLËZIMI I GJYQTARËVE/ SPAK nis hetimet për çështjen e pagave të magjistratëve, sekuestron dokumente te Ministria e Financave

AEROPORTI I VLORËS/ MIE fiton përballjen e parë me Pacollin: Hyn në fuqi zgjidhja e Kontratës së Koncesionit Aktualitet

AEROPORTI I VLORËS/ MIE fiton përballjen e parë me Pacollin: Hyn në fuqi zgjidhja e Kontratës së Koncesionit

E RËNDË NË PLAZHIN E VELIPOJËS/ Pësoi arrest kardiak ndërsa lahej në det, mbytet pushuesi nga Kosova Aktualitet

E RËNDË NË PLAZHIN E VELIPOJËS/ Pësoi arrest kardiak ndërsa lahej në det, mbytet pushuesi nga Kosova

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT