Lulzim Basha është i lexueshëm dhe për rrjedhojë, i parashikueshëm nga kushdo tashmë në Shqipëri, pavarësisht pozitës së tij shqoërore dhe vendit ku banon. Ky është një lajm i mirë për demokracinë shqiptare, por një lajm i keq për PD. Sepse, Shqipëria do të vazhdojë rrjedhën e saj të stabilitetit, ndërkohë që është opozita ajo që do të paguajë faturën e kësaj sjellje dhe qasje të liderit të saj.
Për ta kuptuar këtë, mjafton që të shohim se çtha Lulzim Basha në Burrel, kur iu drejtua qytetarëve, për ti motivuar ata që të vijnë të shtunën në Tiranë, në protestën e organizuar nga opozita:
Falë bashkimit tuaj, i cili do të jetë më i madhi që ka dëshmuar populli shqiptar, një standard i ri evropian do të vendoset. Çdo qeveri që vjen pas datës 16 do ti bëjë llogaritë me popullin.
Siç jeni mbledhur sot, siç u mblodhët në protestën madhështore para ditë ditësh, ashtu të bashkuar të derdheni në Tiranë, me drejtësinë e kauzës popullore në zemër dhe me vendosmërinë për të mos u larguar pa shembur sistemin e kalbur që po ju varfëron dhe ju vjedh ditë për ditë.
Një ditë e re po agon për secilin prej jush, dhe meritën për këtë do ta keni ju. Fatin tuaj e keni në dorë vetëm ju. Të gjithë bashkë në datën 16.
Kush e dëgjon këtë, mendon se më 17 shkurt në krye të vendit do të vikërka një qeveri e re dhe Lulzim Basha do të bëhet kryeministër. Pa llogaritur këtu gënjeshtrat e tjera brenda këtyre fjalëve si “bashkimi më i madh që ka dëshmuar populli shqiptar”, “një standard i ri europian do të vendoset”, “çdo qeveri e re që vjen pas datës 16”, etj. ajo çfarë kryetari i opozitës po u premton njerëzve është një gënjeshtër e madhe. Shqiptarët e dinë tashmë se qeveritë edhe në Shqipëri rrëzohen me votë. Në datën 16 shkurt, nuk ka zgjedhje, por thjeshtë një miting. Atëherë, çfarë do u thotë shqiptarëve më 17 shkurt në mëngjes kur të ketë përfunduar protesta dhe asnjë nga këto që ai u premton, të mos ketë ndodhur?!
Më shumë sesa motivon njerëzit për ti shkuar pas, apo për të dëmtuar qeverinë, kjo qasje thjeshtë e bën Lulzim Bashën qesharak, siç edhe herët e tjera përpara protestave si kjo e 16 shkurtit, kur i ka premtuar opozitarëve pushtetin dhe thjeshtë u ka dhënë zhgënjimin e radhës!
Alpenews.al


