Tërhiqet maxhoranca dhe iu jep 10 minuta kohën për të folur deputetëve të opozitës për një nga pikat e rendit të ditës, më të debatuarën, Portin e Durrësit.

Pas debatit të fortë, ku deputetët e opozitës kërkuan të drejtën për të folur gjatë seancës për çdo pikë të rendit të ditës, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla kërkoi 5 minuta pushim për të marrë një vendim.

“Meqenëse kemi dëshirën të kemi më shumë kohë. ndërpriteni seancën, 5 minuta pushim të marrim një vendim”, tha Balla.

Pas diskutimit, Kuvendi vendosi t’u lërë në dispozicion deputetëve 10 minuta për të folur.