• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS ÇËSHTJES SË YLLI NDROQIT/ Meta reagon: Fakte tronditëse dhe alarmuese të censurës dhe presioneve në rritje ndaj medias së pavarur
Home
Politikë

PAS ÇËSHTJES SË YLLI NDROQIT/ Meta reagon: Fakte tronditëse dhe alarmuese të censurës dhe presioneve në rritje ndaj medias së pavarur

4 August, 2020 Delo.autor Politikë

Kreu i shtetit Ilir Meta ka reaguar fill pas publikimit të hetimeve nga SPAK lidhur me biznesmenin Ylli Ndroqi dhe lidhjet e tij me trafikun e drogës.

Presidenti heq një paralele me problemet e mediave në vend sa i përket ndikimit nga politika ku akuzon drejtpërdrejt qeverinë “Rama”.

Sipas tij, shefi i qeverisë po ushtron censurë mbi median.

Ndër të tjera ai shkruan:

“Faktet tronditëse të censurës dhe presioneve në rritje ndaj medias së pavarur dhe kritike me qeverinë, që po konstatohen çdo ditë dhe po denoncohen periodikisht nga organizata prestigjoze ndërkombëtare, janë tepër alarmuese dhe kërkojnë një përgjigje të menjëhershme.

Raporti i Qendrës për Pluralizëm dhe Liri Mediatike, me fokus sistemin dhe lirinë e mediave në vendet anëtare dhe kandidate të Bashkimit Europian, vëren stanjacion ose përkeqësim të situatës në Shqipëri gjatë dy viteve të fundit.

Studimi thekson se pushteti politik në vend është tejet influencues, duke rezultuar në media jo të pavarura apo mediume që mbështetin partinë në pushtet dhe kërcënojnë autonominë e vet. Me shkallën nga 0 në 100, rreziku për televizionet paraqitet i mesëm, ndërsa për portalet në internet, rreziku sipas konkluzioneve, rritet në shkallën sipërore për shkak të ndikimit më të fortë politik, mungesës së transparencës për sa i përket reklamave dhe kandidatëve politikë gjatë fushatave elektorale.

Tepër alarmant ështe përfundimi se “për sa i përket mbrojtjes themelore të pluralizmit, mediat shqiptare paraqiten në rrezik të mesëm, apo 53%, rreziku i pluralizmit të tregut mediatik klasifikohet tepër i lartë në 80%”.

Përkeqësimi në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias, i bërë publik në raportin vjetor të “Reporterëve pa Kufij” ku theksohej se pasojat e rënda të fatkeqësive natyrore nuk mund të justifikojnë cenimin e lirisë së medias; Qëndrimi i Departamentit Amerikan i Shtetit, ku ndër të tjera tërhiqej vëmendja se “veprimet e qeverive kundër epidemisë së COVID-19, nuk duhet të përdorin sëmundjen si pretekst për shtypjen e personave ose ideve”, konkluzionet e “Freedom House” dhe shqetësimet e bëra publike nga organizatat më prestigjoze botërore e europiane të gazetarëve, dëshmojnë se Shqipëria po shënon seriozisht hapa pas, përsa i përket lirisë së medias dhe transparencës.

Ky regres është thellësisht shqetësues dhe i patolerueshëm!

Për shkak se liria e shprehjes dhe informimit është kusht thelbësor për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian, dhe duke dënuar me forcë censurën, presionet, shantazhet dhe masat shproprocionale ndëshkuese ndaj gazetarëve dhe medias së pavarur e kritike me qeverinë, apeloj me forcë heqjen dorë nga të gjitha praktikat abuzive dhe autoritariste që na kthejnë dekada pas në kohët më të errëta, me pasoja tepër të rënda për të ardhmen europiane të vendit.

Inkurajoj gazetarët kritikë të vijojnë pa u trembur misionin e tyre, dhe i ftoj organizatat prestigjoze botërore të medias të monitorojnë edhe me më shumë vëmendje situatën e kolegëve të tyre në Shqipëri.

Shqiptarët janë ndarë 30 vite më parë nga neni 55 i “Agjitacionit dhe Propagandës” dhe askush të mos mendojë që duke përdorur forma të reja shantazhi e presioni do mundet dot ta rikthejë atë.

📌 RAPORTI I PLOTË:
https://cadmus.eui.eu/…/…/albania_results_mpm_2020_cmpf.pdf…”, shkruan Meta. (TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA KUNDËR KORONAVIRUSIT/ OBSH-ja i kërkon Rusisë të respektojë udhëzimet për prodhimin e vaksinave
Previous article FLAKËT NË SHQIPËRI/ Një vatër e re zjarri rrezikon banesat e Rrethit të Epër në Lezhë (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë Breaking News

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve Breaking News

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve Politikë

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT