Javën që kaloi, në Kuvend u betua Amra Barova, deputetja më e re e LSI. Amra vetëm 26 vjeç duhej të betohej realisht para dy javësh por arsyeja e embël e lindjes së një femije e “shtyu” pjesemarrjen në Kuvend.
Sot Amra është shfaqur në “Ftesë në 5” në “Top Channel” dhe gjatë intervistës ka mbajtur edhe bebin e porsalindur në krahë.
Ndër të tjera, 26 vjeçarja u shpreh optimiste për sfidat e së ardhmes ndonëse u shpreh se kishte menduar se pas lindjes do të fokusohej tek familja.
/AlpeNews.al



