• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Pas “arrestit në shtëpi” ish ministri i brendshëm Tahiri: Do flas më vonë!
Home
Shqipëri

Pas “arrestit në shtëpi” ish ministri i brendshëm Tahiri: Do flas më vonë!

13 May, 2018 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Saimir Tahiri kaloi natën e parë ne arrest shtëpie. Mëngjesin e kësaj të diele ai nuk ka zbritur si zakonisht për të ndjekur rutinën e një dite pushimi, për shkak të masës së dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Pak orë pasi mori dijeni për vendimin, ish-ministri i brendshëm i pyetur nga Vizion Plus, nuk pranoi të bëjë asnjë koment për arrestin shtëpiak. Por Tahiri konfirmon se do të flasë në vijim.

Ndërkohë, të dyja palët, edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, edhe avokati i Tahirit, do ta apelojnë masën e vendosur nga Krimet e Rënda. Mbrojtja e ish-ministrit të brendshëm këmbëngul se nuk ka prova të reja që të justifikojnë masën shtrënguese.

Ndërsa akuza, e cila kërkoi arrest me burg, sipas burimeve disponon letër porositë e Greqisë dhe Italisë për Tahirin. Ky i fundit dyshohet se ka realizuar një takim në fqinjin jugor me Artan Habilajn.

Nuk dihen ende detaje nga të dhënat që ka siguruar Prokuroria e Krimeve të Rënda për këtë takim e po ashtu edhe për udhëtimet e tjera të ish-ministrit ne Greqi e Itali.

Por lëvizja e organit të akuzës vjen pasi prokurorët javën e kaluar morën në pyetje ish-shoferin e Tahirit, shoqëruesin e tij si dhe sekuestruan regjistrat detarë në portin e Vlorës.

Saimir Tahiri akuzohet për trafikim të narkotikëve në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal,  si dhe për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article (FOTO) Droga në burgun e Fierit transportohet përmes.... postës/ Policia sekuestron 13 doza, ja destinacioni
Previous article A është Shqipëria një narkoshtet që strehon kriminelët? Rama për ‘The Times’: Është një mit

Redaktor2

Postime të ngjashme

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë Politikë

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët Aktualitet

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët

EMRAT/ Bëhet publik grupi koordinator i protestës. Letra ambasadorëve kryesorë në Tiranë për pesë kërkesat e tyre Aktualitet

EMRAT/ Bëhet publik grupi koordinator i protestës. Letra ambasadorëve kryesorë në Tiranë për pesë kërkesat e tyre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT