Eriselda Sefa është emëruar kryetare e Bashkisë Lushnje me vendim të Këshillit Bashkiak.
Ajo u votua këtë të premte gjatë një mbledhje jashtë radhe për zgjedhjen e kryetarit të ri pas arrestimit të ish-kryetarit Fatos Tushe nga SPAK për korrupsion.
Sefa ishte nënkryetare e kësaj bashkie.


