• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Pas akuzave të PD, reagon Ministria e Shëndetësisë: Ja e vërteta për fishat e diabetit për fëmijët
Home
Shqipëri

Pas akuzave të PD, reagon Ministria e Shëndetësisë: Ja e vërteta për fishat e diabetit për fëmijët

4 January, 2018 k.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas akuzave që kryetari i Partisë Demokratike bëri në lidhje me fishat e diabetit për fëmijët.

 

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, duke filluar nga janari i këtij viti fishat për fëmijët diabetikë, për herë të parë rimbursohen falas.

 

Reagimi i plotë:

Keqardhje që Partia Demokratike e nis vitin me një gënjeshtër! Ja e vërteta për fishat e diabetit për fëmijët” Duke filluar nga Janari 2018, Fishat për fëmijët diabetikë, për herë të parë rimbursohen falas! Me një VKM të posaçme, në datën 29.12.2017 , Qeveria shqiptare miratoi, për herë të parë, këtë vendim të rëndësishëm. Rreth 1500 fëmijë të moshës 0-18 vjeç, brenda muajit Janar, do të marrin FALAS Fishat e Diabetit. Me këtë vendim, Qeveria shqiptare merr përsipër rimbursimin e 2 milion e 190 mijë fishave në vit. Jo vetëm kaq, por do të garantohen edhe aparatet e glicemisë falas, si dhe gjilpërat falas, për fëmijët diabetikë. Fondi i vënë në dispozicion, nga Qeveria Shqiptare, për rimbursimin e fishave të diabetit, është 43.8 milion lekë. Sigurisht që kemi ende shumë për të bërë për shëndetësinë që meritojnë qytetarët shqiptarë. Por askush nuk vë në dyshim, që ndryshimet në këto katër vite janë si nata me ditën. Këtë e di çdo shqiptar i pasiguruar, që deri dje paguante për barnat e rimbursueshme, ndërsa sot, 600 mijë qytetarë të pasiguruar përfitojnë nga lista e barnave me rimbursim, dhe çdo shërbim tjetër shëndetësor. Lista e barnave të rimbursueshme për të cilën “bërtet” Partia Demokratike, në katër vite u shtua me 140 barna të reja, të cilat përfitohen falas nga qytetarët, qofshin këta të siguruar ose jo. Partia Demokratike “bërtet” për diagnostikimin dhe trajtimin e grave me sëmundje tumorale. Çdo grua 40-50 vjeç, nga veriu në jug, që deri dje nuk kishte mundësi të kryente diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit, sot e ka këtë mundësi ta kryejë falas jo vetëm në spitalet rajonale, por kudo në Shqipëri, përmes mamografëve të lëvizshëm. Ne po ofrojmë kontrollin parandalues për kancerin e gjirit, duke mundësuar rreth 5 mijë ekzaminime mamografike falas në vit, në zona urbane periferike dhe rurale dhe për herë të parë, përgjigjet lexohen në kohë reale, duke mundësuar diagnostikimin në kohë të sëmundjes. A ka ende për të bërë për trajtimin e duhur të pacientëve me tumore? Sigurisht që po! Por jemi ku e ku, në krahasim me kohën kur trajtimi i tyre bëhej me një aparaturë të vjetër kobalti, e cila më shumë ishte jashtë funksionit se në punë. Sot, ne u ofrojmë qytetarëve një shërbim modern të Radioterapisë, përmes akseleratorit linear në spitalin Onkologjik, të cilit këtë vit i është shtuar një tjetër akselerator linear, duke rritur cilësinë e trajtimit me radioterapi. Ne e dimë që kemi ende shumë për të bërë, por lajmi i mirë është miratimi pak ditë më parë i paketës së re të radioterapisë, e cila do të ofrohet falas në spitalet publike dhe jopublike, duke i dhënë zgjidhjen përfundimtare trajtimit të sëmundjeve tumorale. Kemi ende shumë për të bërë për shëndetësinë që duam, por ndryshe nga Partia Demokratike, e cila nuk di tjetër veçse të gënjejë, ne e kemi nisur vitin me tre vendime të rëndësishme, të cilët kanë një impakt të drejtpërdrejtë për qytetarët: Rimbursimin e fishave të diabetit për fëmijët 0-18 vjeç, si dhe ofrimin falas të paketës së radioterapisë dhe paketës së kataraktës për ndërhyrjet në sy, si në spitalet publike ashtu edhe në ato jopublike, për të ofruar më shumë shërbime falas për qytetarët, në rrugën drejt shëndetësisë që duam.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Walcott drejt largimit nga Arsenali, Milan i gatshëm për të përfituar
Previous article Pushimet luksoze të Haradinajt, një natë 5 mijë euro. Por ç’tha kryeministri

k.autor

Postime të ngjashme

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin! Politikë

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin!

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë! Politikë

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë!

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej” Aktualitet

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT