Nënkryetarja e Komisionit te Ekonomisë pranë PD-së, Jorida Tabaku, ka akuzuar ministrin e Financave dhe të Ekonomisë, Arben Ahmetaj në lidhje me koncesionin e sistemit të tatimeve. Ahmetaj i përgjigjet me një status në facebok: Nuk ka koncesion zonjë! Por si duket ju dhe partia juaj ia keni koncesionuar mendjen paditurisë.
Postimi i plotë
Dje një duet i dobët përçartjeje publike, sot një solo për të ardhur keq. Eshtë e kotë t’iu përgjigjesh për çdo budallallëk!
Nuk ka koncesion zonjë! Por si duket ju dhe partia juaj ia keni koncesionuar mendjen paditurisë.
Ne mbetemi të vendosur të cojmë përpara reformat, të vazhdojmë uljen e lehtësimin e mëtejshëm të ngarkesës fiskale për biznesin e qytetarët dhe të fokusojmë TË GJITHË VËMENDJEN TEK NJERËZIT e tek puna në shërbim të tyre.


