• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS 1 VITI FORMOHET QEVERI/ Zoran Tegeltija zgjidhet kryeministër i Bosnje dhe Hercegovinës
Home
Nderkombetare

PAS 1 VITI FORMOHET QEVERI/ Zoran Tegeltija zgjidhet kryeministër i Bosnje dhe Hercegovinës

6 December, 2019 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Parlamenti i Bosnje dhe Hercegovinës, të enjten, zgjodhi kryeministrin e ri të vendit.  Zoran Tegeltija do të jetë kryetar i Këshillit të Ministrave në mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

Në fjalimin e tij para parlamentit, Tegletija tha se rruga evropiane e vendit është çështja kryesore me të cilën do të merret gjatë ushtrimit të mandatit.

Ndër prioritetet tjera, ai përmendi krizën e migrantëve, zhvillimin ekonomik dhe punësimin e të rinjëve.

“Për më shumë se një vit, Bosnje dhe Hercegovina nuk ka arritur të formojë qeverinë. Është detyrim i ynë të kompensojmë kohën e humbur në periudhën e ardhshme”, tha Tegeltija.

Kryeministri i ri i Bosnjës, i takon Unionit Social Demokrat të udhëhequr nga anëtari serb i presidencës trepalëshe, Millorad Dodik.

Tegeltia, gjithashtu tha se Këshilli i Ministrave duhet të zbatojë reformat sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që të vazhdojë procesi i integrimit evropian.

Bosnje dhe Hercegovina ka qenë pa qeveri në nivel federal, për më shumë se një vit, sepse liderët e partive nuk arritën një marrëveshje pas zgjedhjeve.

Mospajtimet kryesore kishin të bëjnë me miratimin e Planit Vjetor Kombëtar, dokument që përafron vendin me Aleancën Veriatlantike (NATO).

Anëtari serb i presidencës, Millorad Dodik ka kundërshtuar miratimin e planit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTA MARKU I DORËZON DETYRËN/ Kryeprokurori i ri e nis nga tërmeti: Njerëzit presin drejtësi për abuzuesit
Previous article SEKUESTRO PASURIVE ME VLERË 500 MIJË EURO/ Kush është vlonjati që hetohej nga 2014. I dënuar për… (EMRI)

Delo.autor

Postime të ngjashme

REAGON SËRISH SHBA: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit Botë

REAGON SËRISH SHBA: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë Botë

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së Botë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT