• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Partia serbe shokon me deklaratën e saj: Ja cili qytet i Kosovës fle mbi rezerva të mëdha ari
Home
Rajon

Partia serbe shokon me deklaratën e saj: Ja cili qytet i Kosovës fle mbi rezerva të mëdha ari

17 December, 2017 k.autor Rajon

Vetëm disa ditë para se Kosova ta shpallte pavarësinë, përfaqësues të “Rio Tinto” (Lydian International), kanë njoftuar se në Rahovec kanë zbuluar rezerva të reja të arit, me një mesatare prej 1.87 gram ari për një ton mase të mineraleve, e cila shkon deri në 7.97 gram, por edhe pa këtë vlerësimet sugjerojnë se gjetjet e shtatë mineraleve strategjike (plumb, zink, argjend, nikel, mangan, molibden dhe bor) në Kosovë kanë një vlerë prej 1.000 miliardë dollarë amerikanë, njoftoi Partia e Pensionistëve të Bashkuar të Serbisë (PUPS).

Siç shkruan B92, PUPS, ka përmendur këtë zbulim si argument, me rastin e mesazheve të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç për punëtorët e Trepçës se “derisa të jetë Serbia, Trepçën askush nuk do t’ua grabis”, se nuk ka asnjë ofertë që do ta bëjë Serbinë të kalojë “vijën e kuqe” dhe të heq dorë nga prona e saj në Kosovë, raporton Telegrafi.

PUPS thekson se Kosova, para 105 vitesh, pas disa shekujsh, “është krthyer në shtëpi”, kurse “Serbia është kthyer në vendlindjen e saj”.

Më tej thekson se miniera më e rëndësishme evropiane në kohën e Nemanjicëve ishte Novobërda, ku ishte nxjerr argjend i përzier me ar, dhe se nga fillimi i shekullit të 15-të zë fill një nga ligjet më të vjetra minerare në Evropë, Kodi i Minierave i Despotit, Stefan Lazarevic nga viti 1412, dhe se gjatë kohës së Gjurgje Brankovicit, nga atje janë përmbushur një e pesta e nevojave evropiane me argjend.

“Gërmimet arkeologjike dëshmojnë se pasuria minerale në Kosovë është eksploruar edhe para ardhjes së romakëve, dhe gjatë Perandorisë Romake, ish-provincat e Mesia e Jugut (territori i sotëm i Serbisë qendrore dhe Kosova) është konsideruar si provincë e minierave.

Në fund të shekullit XIX, kapitali i huaj filloi të hyjë në sektorin e minierave në Kosovë gjatë kohës së Mbretërisë së Jugosllavisë, britanikët kanë investuar në shfrytëzimin e mineraleve në Stan Tërg, njofton PUPS.

Kjo parti me këtë shpjegon se pse “minierat e Trepçës, çdo ditë i përmendin hulumtues dhe investitorë, duke anashkaluar adresën e vetme me të cilën mund të flasin, nëse respektohet e drejta e pronësisë, e kjo është Qeveria e Republikës së Serbisë” , thuhet në deklaratën e PUPS.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Arrestohet Gim Lepuri, i shumëkërkuari me dy emra. Nën akuzë për mbi 100 vjedhje (Gjeneralitetet zyrtare)
Previous article Erion Veliaj feston ditëlindjen e 38: Nuk qenka aq dramë sa e mendoja… (Foto)

k.autor

Postime të ngjashme

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri Rajon

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT