Policia e Sarandës ka arretuar mbrëmjen e djeshme një të shumëkërkuar.
Shërbimet policore të Sarandës kanë arrestuar në flagrancë Aleksandër Qarri, 44-vjec (i njohur ndryshe si Gim Lepuri), lindur ne Novosele e banues në Tirane, i divorcuar, i dënuar më parë.
Qarri dyshohet për 110 vjedhje në Tiranë, 7 vjedhje në Vlorë dhe 5 vjedhje makinash e dyqanesh në Sarande brenda një periudhe 10 ditore por ky person ka kryer edhe shumë vjedhje në Itali.
Policia e Sarandës e ka arrestuar mbrëmjen e djeshme rreth orës 22.30.
Nga data 1-17 dhjetor ka thyer 5 mjete ne Sarande, vidhte kryesisht kasetofona që i shiste tek një servis në Tirane.
Ne Sarande shkonte çdo të shtunë në darkë, dilte nga hoteli pas orës 2 të mëngjesit, vidhte dhe nisej me autobus në 5 të mëngjesit për Tiranë.