Ka nisur me debate seanca e sotme plenare siç ishte paralajmëruar nga opozita e bashkuar. Por, me ti mbaruar minutazhi fjales së kreut të PD Lulzim Basha, opozita ka bllokuar foltoren. Kreu i kuvendit ka ndërprerë seancën për 10 minuta.
Votimi është me shumicë të thjeshtë) dhe kërkohet të shprehen grupet parlamentare. Sot do të votohej për të miratuar projektrezolutën e qeverisë shqiptare mbi Rekomandimin e KE për Shqipërinë 2018”.
Por nuk dihet cili do të jetë qëndrimi i opozitës sot lidhur me këtë pikë të rendit të ditës, pasi opozita ka deklaruar se nuk do të ketë seanca parlamentare normale porsa kohë ministër i Brendshëm është ende Fatmir Xhafaj, vëllai i të cilit është i dënuar në Itali me 7 vjet burg për krim të organizuar.
Pikëpyetja lind nga fakti se kreu i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar dhe ka ndërmarrë një sërë takimesh jashtë vendit për të mbështetur çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.