• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARLAMENTI TURK MERR VENDIMIN/ Miraton ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç, masa të reja për kontrollin e përdorimit online
Home
Nderkombetare

PARLAMENTI TURK MERR VENDIMIN/ Miraton ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç, masa të reja për kontrollin e përdorimit online

23 April, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Parlamenti i Turqisë ka miratuar një ligj të ri që ndalon aksesin në mediat sociale për personat nën 15 vjeç, në një përpjekje për të rritur kontrollin mbi përdorimin e platformave dixhitale nga të miturit.

Sipas raportimeve të Anadolu Agency, ligji parashikon që të miturve nën këtë moshë t’u ndalohet regjistrimi në rrjetet sociale, ndërsa platformat do të detyrohen të vendosin sisteme të verifikimit të moshës.

Mediat turke raportojnë se prindërve do t’u jepen mjete për të monitoruar kohën që fëmijët kalojnë para ekranit, si dhe shpenzimet që ata kryejnë online. Gjithashtu, në raste emergjente, platformat kryesore do të detyrohen të ndërhyjnë brenda një ore për të kufizuar përhapjen e përmbajtjeve të dëmshme.

Ligji pritet të hyjë në fuqi gjashtë muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare.

Ndërkohë, diskutime të ngjashme po zhvillohen edhe në vende të tjera. Presidenti francez Emmanuel Macron ka propozuar një “ditë pushimi” mujore nga rrjetet sociale për të rinjtë, me qëllim rikthimin e tyre tek aktivitetet në jetën reale, si leximi apo sporti.

Po ashtu, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe liderët e disa vendeve të Bashkimi Evropian kanë diskutuar vendosjen e kufizimeve të ngjashme për aksesin e fëmijëve në mediat sociale, një nismë që po fiton gjithnjë e më shumë mbështetje në Evropë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ABUZIMI ME TENDERAT/ “Na duhet më shumë kohë”, SPAK zgjat me tre muaj hetimet për Belinda Ballukun
Previous article AKUZA MAZHORANCËS NË KUVEND/ Berisha: Mbyllët integrimin europian të vendit

s.autor

Postime të ngjashme

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache Botë

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin Botë

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT