• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Parlamenti kanadez dënon deklaratat e Trumpit
Home
Botë

Parlamenti kanadez dënon deklaratat e Trumpit

12 June, 2018 Sadik.Autor Botë

Parlamenti kanadez ka dënuar fjalët e presidentit amerikan, Donald Trump dhe këshilltarit të tij kryesor të tregtisë Peter Navarra, të bëra në llogari të kryeministrit të Kanadasë, Justin Trudeau
 Të premten dhe të shtunën u mbajt Samiti i G7 në qytetin kanadez Quebec, kurse reflektimi i tensioneve mes Trumpit dhe udhëheqësve të vendeve të tjera ende vazhdon.

Dhoma e Ulët e Parlamentit Kanadez, Dhoma e Përfaqësuesve dje miratoi një vendim me të cilën i jep mbështetje kryeministrit të vendit Trudeau.

Vendimi, i cili u miratua unanimisht, thotë se janë të papranueshme fjalët e President Trump dhe këshilltarit të tij Navarra, të cilët sulmuan Trudeaun dhe Kanadanë, dhe se ato minojnë marrëdhëniet dypalëshe.

Gjithashtu është theksuar se Kanadaja do të mbështesë prodhuesit e saj në lidhje me taksat mbi çelikun, aluminin dhe bujqësinë, të cilat janë arsyeja për mosmarrëveshjet midis Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Në ferr, ka një vend për të gjithë liderët që përpiqen të bëjnë diplomaci qëllim keqe me Presidentin Trump, të cilët dëshirojnë t’i ngulin thikë pas shpinë. Dashakeqi Justin Trudeau këtë e bëri në konferencë shtypi”, ka thënë këshilltari i Trumpit për tregti Navarro.

Presidenti amerikan, Trump, pasi u kritikua nga Kryeministri kanadez, Trudeau, për shkak të tarifave doganore për çelikun dhe aluminin, tha se nuk do të nënshkruajë deklaratën e Samitit të G7, dhe nëpërmjet Twitter-it shkroi: “Kryeministri Justin Trudeau, gjatë samitit ishte i sjellshëm dhe i dashur, dhe më pas ka organizuar një konferencë për shtyp, pasi u largova nga Samiti, ai tha se ‘SHBA me doganat ofendon’. Pjesërisht hipokrite dhe dobësi”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Fleckenstein: Të hapen negociatat me Shqipërinë! Kushtet janë plotësuar
Previous article Almeda Abazi akuzohet për MASHTRIM pasi i nxorri bojën produksionit të DWTS: E parritur dhe tekanjoze!

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president Botë

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi Botë

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT