• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PARLAMENTI I MARRË PENG NGA QEVERIA”/ Petrit Vasili: Miratohen nismat për të vjedhur miliona euro, por jo pr/ligjet me rëndësi jetike për qytetarët
Home
Politikë

“PARLAMENTI I MARRË PENG NGA QEVERIA”/ Petrit Vasili: Miratohen nismat për të vjedhur miliona euro, por jo pr/ligjet me rëndësi jetike për qytetarët

12 October, 2022 s.autor Politikë

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili akuzon qeverinë se ka marrë peng Parlamentin e Shqipërisë, pasi siç tha ai nuk shqyrton asnjë projektligj që është depozituar nga kjo forcë politike.

Sipas Vasilit, Parlamenti miraton nismat e qeverisë për të vjedhur miliona euro, por jo ato që kanë rëndësi jetike për qytetarët.

Deputeti Vasili u shpreh se “është e paimagjinueshme që për javë të tëra Parlamenti shqiptar vetëm në tre seancat e fundit ka shqyrtuar gjithsej dy projekt marrëveshje ndërkombëtarë, ndërsa në rendin e ditës së nesërme nuk ka asnjë projektligj të depozituar.”

“Parlamenti po përjeton ditët më të errëta në këto 30 vjet pluralizëm dhe pa e tepruar mund të thuhet me gojën plot që qeveria po zbaton një puç institucional për bllokimin e Parlamentit.

Është e paimagjinueshme që për javë të tëra Parlamenti shqiptar vetëm në tre seancat e fundit ka shqyrtuar gjithsej dy projekt marrëveshje ndërkombëtarë, ndërsa në rendin e ditës së nesërme nuk ka asnjë projektligj të depozituar.

Ndërkohë që nismat e qeverisë për të vjedhur qindra miliona euro kalojnë dhe miratohet, pr/ligj jetike për qytetarët bllokohen.

Ndërkohë që janë depozituar projektligje nga Partia e Lirisë prej muajsh të tërë ku ai për çmimin e naftës dhe për ndryshimet në Kodin Penal për tubimet kanë më shumë se 7 muaj të depozituar dhe që as nuk preken me dorë. Ndërkohë që Parlamenti shqyrton në mënyrë të rrufeshme çdo lloj projektligji të qeverisë që i duhet asaj për hajdutëritë që bën apo për t’i bërë shërbim propagandës së ditës, pra projekligje që kanë zero vlerë për qytetarin, iu hapet rruga katër kanatë në Parlament.

Praktikisht mund të thuhet me gojën plot që qeveria ka rrëmbyer e ka marrë peng institucionin themelor të shtetit shqiptar nga ku burojnë të gjitha pushtetet duke mbajtur një qëndrim vërtetë mafioz ndaj Parlamentit të Shqipërisë”, u shpreh Vasili.

Për kete situate te Parlamentit, Vasili ngarkon me përgjegjësi, kryetaren, Lindita Nikolla, qe i tha se po përdoret per te marre peng Parlamentin.

“Kjo situatë ngarkon me përgjegjësi të madhe kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla që duke e konsideruar veten thjesht dhe vetëm si instrument të qeverisë nuk bën asgjë por është nënshtruar e po përdoret në funksion të pengmarrjes së Parlamentit nga qeveria.

Kjo situatë duhet të marrë fund dhe gjithashtu legjitimon çdo lloj reagimi të qytetarëve të cilët kanë votuar për një Parlament që funksionon që shqyrtojnë projektligjet që kanë lidhje me jetën e tyre dhe që iu mundëson të zgjedhurve nga populli të ushtrojnë veprimtarinë e tyre”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VENDIMI/ Rriten me 7500 lekë pagat e punonjësve të Policisë së Shtetit
Previous article VIDHTE USHQIME NË MARKET/ Arrestohet 33-vjeçari në Durrës

s.autor

Postime të ngjashme

MBLIDHET SOT KUVENDI/ Në rend dite veprimtaria e KQZ-së, Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve të pavarura Politikë

MBLIDHET SOT KUVENDI/ Në rend dite veprimtaria e KQZ-së, Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve të pavarura

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht Politikë

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat Politikë

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT