• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Parlamenti Evropian mbështet “Ballkanin e Hapur”, financimet ‘IPA 3’ vetëm në funksion të bashkëpunimit rajonal
Home
Politikë

Parlamenti Evropian mbështet “Ballkanin e Hapur”, financimet ‘IPA 3’ vetëm në funksion të bashkëpunimit rajonal

19 September, 2021 Delo.autor Politikë

Relatorja e programit IPA 3 në Parlamentin Evropian eurodeputetja kroate Željana Zovko vë theksin tek bashkëpunimi rajonal në mënyrë që të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor të përfitojnë nga shuma prej 14.5 miliardë Eurosh në shtatë vitet në vijim.

“Ne planifikojmë një paketë të madhe investimesh për Ballkanin Perëndimor që do të mundësonte hapjen e vendeve të reja të punës sidomos për të rinjtë. Ne ju kërkojmë këtyre shteteve që të bashkëpunojnë pasi pa këtë asgjë nuk do të shkojë në drejtimin e duhur. Nuk kemi më në këtë program të IPA 3 financime të ndara sipas secilit shtet ballkanik sepse qëllimi kryesor që qëndron pas këtij financimi në total prej 14 miliardë e 500 milionë Eurosh është jo vetëm bashkëpunimi rajonal, por edhe ripajtimi për ta sjellë këtë rajon në rrugën e duhur, atë evropiane”.

Ndryshe nga periudhat e kaluara financimet janë të kushtëzuara me ecurinë e reformave në këto shtete që janë në rrugën e integrimit evropian.

“Kushtëzimi dhe përmbushja e reformave janë në thelb të dhënies tashmë të këtyre financimeve në një hark kohor shtatë vjeçar sepse pa kërkesën për realizimin e reformave dhe kushteve nuk mund të pranojmë shtete të reja në familjen evropiane. Ne nuk duam që në këtë rajon të kemi autokraci, shtete të dështuara nga pikëpamja demokratike. Fatkeqësia më e madhe në këtë rajon është largimi i te rinjve jo vetëm nga mungesa e punësimit, por edhe e rregullave sidomos në sundimin e ligjit”.

Zovko vlerëson edhe iniciativën e fundit Ballkani i hapur si një mundësi e mirë për të nxitur bashkëpunimin rajonal.

“Secili shtet ka të drejtën që të përfshihet në programe dhe projekte shumëplanëshe. Kjo është në filozofinë e BE-së për çdo shtet që dëshiron që të na bashkangjitet. Mjafton që këto iniciativa të jenë në përputhje me rekomandimet e Parlamentit dhe Komisionit Evropian. Unë jam gjithnjë për bashkëpunime rajonale pavarësisht sesi ato emërtohen”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALBERT V. NIKOLLA/ Sarah, bukuria e një romani mbi artin dhe ndërtimin e një shteti
Previous article JUVENTUS-MILAN/ Një duel vendimtar që do të përcaktojë fatin e sezonit për "bardhezinjtë" (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET NË SHBA/ Elon Musk u bën thirrje amerikanëve: Votoni ngjyrën e kuqe sot! Politikë

ZGJEDHJET NË SHBA/ Elon Musk u bën thirrje amerikanëve: Votoni ngjyrën e kuqe sot!

PROTESTAT/ Rama u ‘ridërgon’ protestuesve ftesën nga Brukseli: Ejani të flasim, s'është populli te protestat e dhunshme Politikë

PROTESTAT/ Rama u ‘ridërgon’ protestuesve ftesën nga Brukseli: Ejani të flasim, s'është populli te protestat e dhunshme

SHKELJE ME FINAMCIMET E FUSHATËS SË 11-MAJIT/ Celibashi kërkon gjoba deri në 2 milionë lekë për 13 parti (LISTA) Politikë

SHKELJE ME FINAMCIMET E FUSHATËS SË 11-MAJIT/ Celibashi kërkon gjoba deri në 2 milionë lekë për 13 parti (LISTA)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT