Policia rrugore ka evidentuar disa raste të shkeljes së hapësirave për parkim, qofshin ato publike apo private.
Gjatë një kontrolli të bërë natën e kaluar janë kapur me shkelje dhe janë gjobitur disa automjete luksoze, të cilat kanë parkuar gabim.
Me anë të një postimi në Facebook, Polica e Shtetit i bën thirrje shoferëve të respektojnë rregullat dhe njëri-tjetrin.
‘Hapësirat për parkim, qofshin ata publike apo të rezervuara për subjekte të ndryshme tregohen me sinjale të caktura vertikale dhe horizontale. Vendkalimet e këmbësorëve, vendet e rezervuara për taksitë, trotuaret janë destinuar për kategoritë respektive. Duaje rregullin, respekto tjetrin dhe shmang’, thuhet në njoftimin e policisë.
Gepostet von Policia e Shtetit am Sonntag, 10. Februar 2019


