“Tropical Islands Resort” është njëri prej parqeve më të mëdha të ujit dhe argëtimit në botë, i cili ndodhet rreth 60 km në jug të Berlinit, në Gjermani.
Ky park ishte aeroport sovjetik, brenda të cilit u ndërtua një hangar aeroplanësh, i njohur me emrin “Aerium”. Dhe, këtu përfundon historia e dikurshme ushtarake e këtij vendi, për t’i lënë vend një historie të re, hapjes së këtij parku.
Me hapësirë prej mbi 66,000 m², ky park i mbyllur ujor, i hapur në vitin 2004, është ndërtuar brenda hangarit të aeroplanëve të ushtrisë gjermane – të cilit iu ndërrua destinimi më vonë – e që konsiderohet si një prej objekteve më volumin më të madh në botë (i gjatë 360 m, i gjerë 210 m dhe i lartë 107 m)“Tropical Islands Resort” konsiderohet si një prej atraksioneve më të mëdha argëtuese në zemër të Evropës. Ai ka kapacitet prej 6.000 vizitorësh, ndërsa brenda tij gjenden; pishina gjigante, pylli topikal me 50.000 bimë, hoteli, klubi i natës, dhe shumë gjëra tjera që sigurojnë argëtim “të çmendur”.
Temperaturat konstante është 26 gradë celsius, ndërsa ai është i hapur 24 orë në ditë – 7 ditë të javës. Brenda tij ndërkaq, mund të bëni një xhiro me balon me ajër të nxehtë pa dalë fare jashtë hapësirës së parkut.
Deti, respektivisht pishina e këtij kompleksi të mahnitshëm të argëtimit, përfshin një sipërfaqe prej 3.000 metrash katrorë, që është tri herë më e madhe se një pishinë olimpike. Teperatura konstante e ujit është 28 gradë celsius, ndërsa pushuesit mund të akomodohen në plazhin e gjatë 200 metra.
Brenda këtij parku ekziston dhe laguna, ku temperatura është 32 gradë celsius, pastaj rrëshqitëset e mahnitshme – të larta deri në 27 metra, vorbullat argëtuese, spa-tretmanet e çka jo tjetër.
Tropical Islands Resort ofron akomodim/flejtje për qindra persona, qoftë brenda shtëpizave të banimit, qoftë dhe në tenda. Thënë ndryshme, ky park i ujit ofron të gjitha ato që mund të ofrojnë dhe plazhet tropikale në vendet më ekzotike të botës, madje, në të gjitha stinet e vitit./gazetametro.net