• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Tensione në Himarë/ Flet kryebashkiaku Goro: Athina zyrtare pajtohet me prishjen e objekteve
Home
Breaking News

Tensione në Himarë/ Flet kryebashkiaku Goro: Athina zyrtare pajtohet me prishjen e objekteve

4 November, 2017 Q.Autor Breaking News

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, i cilëson tërësisht politike reagimet për shembjen e objekteve që preken nga plani urbanistik i qytetit. Goro thotë se projekti është miratuar në unanimitet nga Këshilli i Bashkisë së Himarës, nga të majtët dhe të djathtë, përfshirë edhe PBDNJ.

Duke e cilësuar projektin si strategjik për rritjen e turistëve, kryebashkiaku thotë se edhe vetë Athina zyrtare, pasi është njohur me këtë projekt, ka ulur tonet.

Si i konsideroni reagimet lidhur me projektin urbanistik?

Kemi të bëjmë me një projekt, i cili do t’u shërbejë të gjithë banorëve të Himarës, ashtu si edhe ndodhi këtë vit. Vetë banorët e panë mjaft mirë rritjen e nivelit të turizmit dhe pa dyshim ky projekt do t’u shërbejë të gjithëve, për të vijuar e rritur cilësinë dhe nivelin e turizmit në Himarë. Më e qartë situata ishte këtë verë në Himarë, gjatë këtij sezoni turistik.

E konsideroni çështjen të ndikuar politikisht?

Gjithçka është shfrytëzuar politikisht, sa i përket projektit të rikualifikimit urban në Himarë. Edhe deklaratat e bëra së fundmi janë ndikuar nga politika. Dua të them se projekti është miratuar unanimisht nga këshilltarët, duke përfshirë këtu edhe këshilltarët e PD-së, por edhe këshilltarët e PBDNJ-së në Këshillin e Bashkisë së Himarës.

Banorët pretendojnë se nuk po u jepet dokumentacioni i legalizimit…

Jo më larg se dita e enjte, që ishte edhe afati i fundit, banorët e Himarës kanë zhvilluar një tjetër fazë konsultimi me bashkinë, ku kanë parashtruar kërkesat e tyre për shpronësim edhe të truallit, dhe jo të gjithë janë të pajisur me dokumente pronësie. Natyrisht që bashkia do të ndjekë me vëmendje gjithçka dhe do t’u japë zgjidhjen e duhur banorëve të Himarës.

Reagim për çështjen e Himarës ka pasur dhe nga Greqia…

Edhe Athina zyrtare, pasi është njohur me projektin në fjalë e në detaje dhe si do të zbatohet ky projekt, i ka ulur tonet e saj dhe duket se gjithçka po shkon drejt realizimit të projektit.

Sa objekte janë shembur deri tani?

Janë tetë objekte, të cilat janë shpronësuar, e u krye dhe ndërhyrja e IKMT-së në aksionin e saj në ditën e parë të zhvilluar në Himarë. Pra, ishte totalisht e ligjshme ndë- rhyrja që kreu IKMT në Himarë për objekte që janë shpronësuar sipas ligjeve dhe dokumentacionit të vetë pronarëve.

Do të ketë ndërhyrje të tjera nga IKMT?

Sa i përket vijimit të projektit dhe shembjes së objekteve të parashikuara, pritet vendimi i Gjykatës Administrative, pasi 12 objekte janë në proces gjyqësor, pas masës së sigurisë të dhënë ndaj këtyre objekteve, të cilin e cilësojmë të paligjshëm.

E keni apeluar vendimin e Gjykatës?

Patjetër, sapo jemi njohur me vendimin në fjalë, ne kemi vepruar duke apeluar këtë vendim të Gjykatës që nuk ka asnjë sens.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARKU SPEKTAKOLAR/ Për pushime të paharruara
Previous article Kina penalizon mosrespektimin e himnit kombëtar në publik

Q.Autor

Postime të ngjashme

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë Aktualitet

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë

VRASJA E POLICIT NË MALIQ/ Kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi Aktualitet

VRASJA E POLICIT NË MALIQ/ Kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

TË SHTËNA GJATË OPERACIONIT POLICOR NË LOZHAN/ Vritet një efektiv dhe plagoset një tjetër Aktualitet

TË SHTËNA GJATË OPERACIONIT POLICOR NË LOZHAN/ Vritet një efektiv dhe plagoset një tjetër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT