• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
Parku i Kinostudios, aty ku makinat e rralla tregojnë mbi 50 vite histori (FOTO)
Home
Kulturë
Trashegimi

Parku i Kinostudios, aty ku makinat e rralla tregojnë mbi 50 vite histori (FOTO)

11 July, 2018 g.autor Art, Kulturë, Trashegimi

“ZIS-110”, “Cadillac”, “Chevrolet”, “Buick”, “Fiat 1100”, “Mercedes”, “Tatra”, “Skoda”, “NYSA”… këto janë disa nga makinat rrelike që mban edhe sot të “fshehura” ai që njihej dikur si parku i Kinostudios “Shqipëria e re”, por që sot është një grumbull garazhesh me një mori ndryshkësirash në dukje “pa asnjë vlerë”.

Por pak kush mund ta mendojë se sa shumë histori ka në këto automjete të rralla dhe me vlerë të paçmuar, në të cilat ka kaluar më shumë se 50 vite histori filmi.

Automjetet e katandisura sot në pikë të hallit edhe pse të rrënuara, vetëm nga vitet që mbartin kanë vlera të jashtëzakonshme, por atyre i barten edhe sa e sa skena e batura aktorësh të famshëm në episode e filmave artistic shqiptare.

“Shofer… mbaje se më çpëtoi…”, batuta e famshme e dialogut po aq të famshëm midis aktorëve të mëdhenj Demir Hyskja e Birçe Hasko, të zhvilluar në kabinën e këtij kamioni “Fiat”, te filmi “Kur zbardhi një ditë” është një prej të shumtave dhe të para e ripara nga kushdo.

Sikur vetëm kaq të ishte historia e këtij kamioni, do të mjaftonte për t’i siguruar përjetësinë atij, i cili arriti t’i mbijetojë luftës por jo shkatërrimtarëve të viteve të post-komunizmit, që shkatërruan dhe po shkatërrojnë pa ndalur çdo vlerë të mirë e të bukur!

“Mapo.al” sjell edhe një herë sot në bashkëpunim me të specializuarën “Albanian-Transport” këtë koleksion të rrallë makinash rrelike, për të rikujtuar se ato “ndryshkësira” mbartin një histori dhe vlera të jashtëzakonshme që duhen ruajtur.






Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vëmendja te Botërori, por skuadra shqiptare arriti një rezultat pozitiv në Europa League
Previous article NDODH NË DURRËS/ 47-vjeçarit i bie të fikët në mes të rrugës. Policia: Kishte...

g.autor

Postime të ngjashme

KËRKIME ARKEOLOGJIKE NË LIN/ Siti palafit shtrihet në 6 hektarë! Kërkimet të fokusuara te pjesa nënujore, studimet gjeofizike dhe modelimi '3D' Kulturë

KËRKIME ARKEOLOGJIKE NË LIN/ Siti palafit shtrihet në 6 hektarë! Kërkimet të fokusuara te pjesa nënujore, studimet gjeofizike dhe modelimi '3D'

SHTATORJA E TEUTËS ILIRE NË LEZHË/ Vepra u financua nga qytetarët, nismë e gazetarit Marin Mema! Kulturë

SHTATORJA E TEUTËS ILIRE NË LEZHË/ Vepra u financua nga qytetarët, nismë e gazetarit Marin Mema!

FESTIVALI I FILMIT/ “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja” fiton çmimin kryesor. Mbyll siparin edicioni i 14-të Kulturë

FESTIVALI I FILMIT/ “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja” fiton çmimin kryesor. Mbyll siparin edicioni i 14-të

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT