• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Parku Arkeologjik i Apolonisë, DESTINACIONI më i preferuar i turistëve të huaj këtë verë
Home
Media të Huaja

Parku Arkeologjik i Apolonisë, DESTINACIONI më i preferuar i turistëve të huaj këtë verë

29 July, 2018 g.autor Destinacione, Media të Huaja

Parku Arkeologjik i Apolonisë, ka njohur dyfishim të numrit të vizitorëve në këtë periudhë të vitit. 200-300 persona prekin çdo ditë lashtësinë e Apolonisë së gurtë, e cila ofron jo vetëm antikitet, por edhe natyrë të qetë e plot vende tërheqëse.

Një prej tyre, hapur së fundi nga specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës është edhe mozaiku që ndodhet në Vilën me Impluvium.

Kjo vilë i takon shek. II-III para Krishtit, dhe zotëron një oborr të rrethuar me peristil dhe të shtruar me mozaikë me motive gjeometrike dhe floreale.

Për drejtoreshën e këtij parku Ornela Durmishaj, zbulimi i këtij mozaiku është një vlerë e shtuar për Apoloninë, në gjithë kompleksin e saj, ndërsa të tilla objekte janë ndërtuar në ballkonet e kodrës së Apolonisë, me një arkitekturë unike.

Të vizitosh Apoloninë sot, është shumë herë më e lehtë. Këtu janë krijuar të gjitha hapësirat e nevojshme për turistë vendas e të huaj. Këta të fundit, shprehen të mrekulluar nga ky park, i cili ndodhet pak kilometra larg qyteti të Fierit.

Për guidat turistike, Apolonia është destinacioni më i preferuar i turistëve të huaj. Vitet e fundit është venë re një tendencë e turistëve izraelitë, por nuk mungojnë edhe anglezët, gjermanët apo italianët.

Dhe mikpritja në Apoloni të vjen nga të rinjtë e “Smile Albania”. Këta të fundit janë mikpritësit e parë, të cilët informojnë dhe ndihmojnë, gjithmonë me buzëqeshje, grupet e turistëve.

Por Apolonia nuk është vetëm kaq.

I zbuluar vetën në 7% të saj, Parku Arkeologjik i Apolonisë, ka mozaikë të pazbuluar, objekte me vlerë dhe zona të paeksploruara. Për vetë pozicionin ku ndodhet ky park, në hyrje të të cilët është fshati i Pojanit, bashkëpunimi me qytetarët, banorë të zonës, është tepër i rëndësishëm, dhe sipas Durmishaj, gjithmonë është punuar fort me komunitetin e zonës, në mënyrë që ky i fundit, parkun ta shohë pjesë të tij.

Dhe sfidat janë të mëdha. Një prej tyre, sipas drejtoreshës së parkut, është edhe puna që do të bëhet në këtë territor me ndërtimin “By-passit”, që kalon pikërisht në kufijtë e territorit të Apolonisë. Edhe pse kjo është një vepër e rëndësishme, duhet treguar kujdes maksimal për të mos shkatërruar vlerat e lashtësisë.

Por parku shpesh ka qene objekt i grabitjeve dhe vjedhjeve. Kohë më parë nga ky park u morën sende dhe objekte me vlerë, të cilat u rikuperuan vetëm pas ndërhyrjes së policisë. Edhe pse ka kontrolle të vazhdueshme, tentativat për të ndërtuar në këtë zonë, por edhe për të gërmuar nuk kanë munguar.

Në bazë të statistikave të grumbulluar, në 6 muaj kanë qenë rreth 9 mijë vizitorët që kanë parë nga afër Parkun Arkeologjik të Apolonisë, ndërsa në këtë të fundit gjatë vjeshtë pritet të vijnë edhe ekspeditat e radhës, për të nxjerrë në dritë të “thesare” që ruan me fanatizëm kjo zonë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INTERVISTA/ Marrëveshja BE-SHBA, Juncker: Nuk nisëm një miqësie të re, vazhduam...
Previous article "Tronditet" qeveria australiane, nuk merr asnjë mandat në zgjedhjet e parakohshme

g.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT