• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTERVISTA/ Marrëveshja BE-SHBA, Juncker: Nuk nisëm një miqësie të re, vazhduam…
Home
Intervista

INTERVISTA/ Marrëveshja BE-SHBA, Juncker: Nuk nisëm një miqësie të re, vazhduam…

29 July, 2018 k.autor Intervista

Trump u bind nga statistikat amerikane e përsëritja e vazhdueshme e fakteve, thotë presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker në intervistë dhe shpjegon se çfarë nënkupton „deal“-i me Donald Trump.

ARD: Zoti Juncker ju arritët një marrëveshje, një „deal”, me presidentin Trump. U bë fjalë për një miqësi të re mes SHBA dhe Europës. Një dashuri e re. A është vërtet kështu?

Jean Claude Juncker: Për mua marrëveshja, deal-i me zotin Trump nuk do të thotë fillimi i një miqësie të re, por vazhdimi i një miqësie të vjetër. Ndërkohë ai ka bërë një vlerësim të ri. Vlerësimi im ka qenë gjithmonë: SHBA dhe BE nuk janë vetëm aleatë në kohë e kur përshtaten rrethanat, por aleatë për të gjitha kohërat.

Ju e puthët Trumpin në fund, kjo ishte hera e parë apo jo?

Juncker: Besoj se ishte hera e parë. Por përkundër sjelljes sime të zakonshme, nisma për habi nuk erdhi nga unë. Nuk e dija që ishte edhe një fotograf në Oval Office. Por ajo ka përmbledhur shumë mirë ambientin në moment. Zoti Trump e publikoi foton, jo unë. Jam dakord me ketë se të më tregohen përmbajtje të twitterit.

Deutschland G20 Gipfel Jean-Claude Juncker und Donald Trump (Getty Images/S.Gallup)Jean-Claude Juncker dhe Donald Trump (

Ka pasur shumë bisedime. Zoti Trump i ka dëgjuar këto argumenta që ju i thatë edhe më parë. Ku qëndroi ndryshimi sipas jush kësaj here?

Juncker: Qëndrueshmëria, konsistenca dhe vazhdueshmëria e paraqitjes së të njëjtave argumenteve dhe shifrave. U përpoqa disa herë të bëja të qartë, që po të llogarisësh  bashkë tregtinë e mallrave, shërbimeve, fitimet e kompanive ndërkombëtare amerikane në Europë, është SHBA ajo që ka një suficit dhe jo ne. Trump nuk i konsideronte këto shifra, derisa arrita të provoj, se këto janë shifrat e statistikave amerikane, dhe biseda vazhdoi miqësore. Ai ishte dukshëm i interesuar për një ujdi, edhe në bisedime direkte me këshilltarët e tij. Këtë ujdi e konsideroj të rëndësishmë, sepse është baza për bisedime të thelluara, për të mos mbetur në sipërfaqe.

 

Ju jeni shprehur kritikë ndaj Trumpit, mënyrën e tij të komunikimit. Si ishte përshtypja juaj pas një bisede të gjatë bilaterale. A është ai impulsiv, si edhe perceptohet?

Juncker: Nuk më takon mua të përmbledh mënyrat e veprimit të presidentit amerikan në dy fjalë. Ai është fleksibël. Fillimisht nuk ka masa të reja doganore.

USA, Washington: Donald Trump und Jean-Claude Juncker (picture alliance/AP Photo/E. Vucci)Donald Trump dhe Jean-Claude Juncker

Sa i sigurtë jeni që marrëveshja do të qëndrojë?

Juncker: Kemi rënë në ujdi, që për sa kohë që zgjasin negociatat nuk ka dogana ndëshkuese shtesë. Kjo prek BE dhe SHBA. Mendoj se ky deal do të rezistojë. Nuk do të ishte e mençur të thoje tani „nuk i besoj presidentit amerikan”. Të dyja palët hymë me një paradhënie besimi në këtë bisedë, që nuk ishte e lehtë.

BE ka thënë që do të marrë sojë, por mund ta thotë këtë BE, nuk e rregullon këtë vetë tregu?

Juncker: Kush mendon se Komisioni mund të komandojë se kush importon dhe çfarë, i mbivlerëson mundësitë e tij. Por tek soja nuk ka dogana, që prekin importet e SHBA në Europë. Kjo është çështje e partnerëve në treg, të bien në ujdi, që të merret më shumë sojë në Europë, me që ra fjala, jo soja e manipuluar gjenetikisht.

Po për çështjen e gazit të lëngshëm?

Juncker: Lidhur me eksportin e gazit të lëngshëm, ujdia reflekton pozicionin në BE, atë që BE arriti të marrë para disa muajsh në Sofje. Ramë dakord që t’u propozojmë amerikanëve të eksportojnë më shumë gaz të lëngshëm në Europë. Kjo zvogëlon varësinë tonë nga Rusia. Nuk ka lëshime tek tema e ekonomisë bujqësore.

Intervistën e zhvilluan Kai Küstner dhe Markus Preiß, Studioja e Televizionit ARD, Bruksel.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gjithmonë shumë energjike në skenë, por e dini çfarë konsumojnë këngëtaret e njohura para ose pas performancave?
Previous article Parku Arkeologjik i Apolonisë, DESTINACIONI më i preferuar i turistëve të huaj këtë verë

k.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama kritika BE-së: Gabim që ia la SHBA-së negociatat me Rusinë! Ja pse kërkova anëtarësim pa të drejtë vetoje Intervista

INTERVISTA/ Rama kritika BE-së: Gabim që ia la SHBA-së negociatat me Rusinë! Ja pse kërkova anëtarësim pa të drejtë vetoje

INTERVISTA/ Rama rrëfen takimin e panjohur me Berishën në ’92: Si i vajta në Presidencë! Më kërkonte mua… Intervista

INTERVISTA/ Rama rrëfen takimin e panjohur me Berishën në ’92: Si i vajta në Presidencë! Më kërkonte mua…

INTERVISTA/ Rama për POLITICO, kritikon BE-në për gabimin ‘strategjik’ ndaj Rusisë: Duhet të flasim me të gjithë… Intervista

INTERVISTA/ Rama për POLITICO, kritikon BE-në për gabimin ‘strategjik’ ndaj Rusisë: Duhet të flasim me të gjithë…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT