• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PARCELA ME KANABIS NË FIER/ Arrestohen 2 persona, ja roli i kryeplakut
Home
Aktualitet
Kronikë

PARCELA ME KANABIS NË FIER/ Arrestohen 2 persona, ja roli i kryeplakut

6 July, 2019 Lubjana.autor Aktualitet, Kronikë

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në bashkëpunim me Policinë e Shtetit arrestuan 2 punonjës Policie dhe 5 shtetas të tjerë, të dyshuar për kultivim kanabisi në fshatin Cakran të Fierit.

Maliq, të arrestuarit kultivonin edhe kanabis Do trafikonin një vajzë të mitur për prostitucion në Greqi, 7 në pranga Burime nga Ministria e Brendshme thanë dje se SHÇBA dhe Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, në bazë të detyrimeve që rrjedhin nga plani i veprimit për luftën kundër kultivimit të kanabisit, finalizuan me sukses operacionin “Cakrani 2019”.

Gjatë këtij operacioni u evidentuan dhe u asgjësuan disa parcela të mbjella me bimë narkotike, si dhe u bë e mundur kapja e autorëve. Të njëjtat burime thanë dje se ky operacion u zhvillua në kuadër të hetimeve të kryera në funksion të procedimit penal të vitit 2019, për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe “Kultivim i bimëve narkotike” të parashikuara nga nenet 248 dhe 283 të Kodit Penal, hetim ky disamujor, në të cilin u aplikuan metodat speciale të hetimit.

Në pranga përfunduan dy efektivë Policie, 48-vjeçari me iniciale G.B., specialist i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Fierit dhe 57-vjeçari me iniciale Z.K., me detyrë agjent i Policisë Kriminale në Komisariatin e Fierit. Po ashtu, u arrestua edhe kryeplaku i fshatit Cakran, shtetasi me iniciale B.Xh., 62 vjeç.

EKZEKUTIMI I MASAVE TE SIGURISE

Ministria e Brendshme tha dje se gjatë këtij operacioni u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, i datës 4 korrik, që kishte caktuar masat e sigurisë “Arrest me burg” në mungesë për 8 persona. Shtatë prej këtyre masave u ekzekutuan, ndërsa një tjetër nuk u arrit të ekzekutohej, pasi personi i dyshuar nuk u gjet nga Policia.

Të arrestuarit janë shtetasit: G.B., 48 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Kraps, Fier, me detyrë specialist i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Fier; Z.K., 57 vjeç, lindur dhe banues në Buzëmadh, Fier, me detyrë agjent i Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Fier; B.Xh., 62 vjeç, lindur dhe banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran, kryeplak i fshatit Cakran, Fier; G.M., 49 vjeç, lindur dhe banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran, Fier; I.M., 39 vjeç, lindur dhe banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran, Fier; E.Sh., 50 vjeç, lindur dhe banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran, Fier; A.K., 25 vjeç, lindur dhe banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran, Fier. Është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale F.C., 68 vjeç, lindur dhe banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran, Fier.

PARCELAT ME KANABIS

Mësohet se arrestimi i dy punonjësve të Policisë u bë, pasi duke shpërdorur detyrën, dyshohet se kanë favorizuar banorë të ndryshëm të këtyre fshatrave për kultivimin e bimëve narkotike, në këmbim të përfitimeve financiare. Në këtë veprimtari kriminale dyshohet se është implikuar edhe kryeplaku në Njësinë Administrative Cakran, B.Xh., ndaj të cilit u vendos masa e sigurisë “Arrest me burg”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë e mundur evidentimi i 3 parcelave të mbjella me rreth 300 rrënjë bimë narkotike të dyshuara kanabis sativa në zonën e Cakranit, si dhe gropa të hapura për mbjelljen e tyre. Gjithashtu, në vendin e quajtur “Liqeni i Cakranit” u evidentuan parcela të vogla me 30-50 rrënjë. Gjatë kontrollit të banesave ndaj shtetasve të arrestuar u zbuluan edhe disa kubikë të mbjellë me lëndë narkotike kanabis sativa. Ministria e Brendshme tha dje se operacioni vijon për kontrollin plotë të territorit.

TE ARRESTUAR

1. G.B., 48 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Kraps, Fier, me detyrë specialist i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Fier
2. Z.K., 57 vjeç, lindur dhe banues në Buzëmadh, Fier, me detyrë agjent i Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Fier
3. B.Xh., 62 vjeç, lindur dhe banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran, kryeplak i fshatit Cakran, Fier
4. G.M., 49 vjeç, lindur dhe banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran, Fier
5. I.M., 39 vjeç, lindur dhe banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran, Fier
6. E.Sh., 50 vjeç, lindur dhe banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran, Fier
7. A.K., 25 vjeç, lindur dhe banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran, Fier
Është shpallur në kërkim shtetasi F.C., 68 vjeç, lindur dhe banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran, Fier

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAFIK DROGE DREJT ITALISË/ Ja si u kap "MAT" 49 vjeçari në Lezhë
Previous article SULMET E METËS NDAJ NDËRKOMBËTARËVE/ Flet ish ministri i Mbrojtjes: Skandal, po sillet më keq se Berisha më 1996

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT