• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PARASHIKIMI I MOTIT/ Vranësira të shpeshta dhe reshje shiu, rriten temperaturat
Home
Sociale

PARASHIKIMI I MOTIT/ Vranësira të shpeshta dhe reshje shiu, rriten temperaturat

15 January, 2024 s.autor Aktualitet, Sociale

Në pjesën e parë të ditës, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e intervaleve me kthjellime dhe vranësirave të shpeshta në pothuajse të gjithë territorin, përjashtuar zonat veriore dhe veriperëndimore, ku do të ketë vranësira dhe shira të dobët. Pas mesditës, pritet shtim i vranësirave në të gjithë territorin e vendit duke sjellë reshje shiu në ultësirën perëndimore si edhe reshje dëbore në zonat malore. Kjo situatë e paqëndrueshme atmosferike do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme në orët e mëngjesit, por edhe mesdita sjell një rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -2°C më e ulëta deri në 15°C më e larta në rang vendi. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 55 km/h me drejtim, kryesisht nga Jugu duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë.

Kosova

 e Kosovës deri në orët e pasdites do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, duke gjeneruara herë pas here reshje shiu dhe dëbore. Shirat do të jenë më të dukshëm në zonat perëndimore dhe pjesërisht në qendër të vendit ndërsa në zonat Veriore dhe Lindore reshjet e dëborës do të jenë më prezente. Të njëjtat kushte të paqëndrueshme atmosferike do të vijojnë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por ulen lehtë në mesditë duke u luhatur nga -2 gradë C deri në 5 gradë C. Era do të paraqitet mesatare gjatë paradites por forcohet pasdite duke arritur shpejtësi maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor – Jugperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV, paraqitet nën dominimin e vranësirave të shumta përgjatë gjithë 24-orëshit duke gjeneruar reshje shiu e dëbore të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugore dhe Juglindore të territorit të MV. Ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes vonë do të sjellin shtim të vranësirave dhe reshjeve në të gjithë territorin e MV. Kushtet e motit të paqëndrueshëm do të mbeten prezent edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të rriten si në vlerat minimale, edhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga -3°C minimalja deri në 6°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e mesatare paradite por deri e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale 55 km/h nga drejtimi Jugor.

Europa

Zhvillimi i një qendre të fuqishme ciklonare përkatësisht në Juglindje të kontinentit do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike në rajonin e Ballkanit, brigjet e Egjeut si edhe brigjet e Detit të Zi duke sjellë vranësira dhe reshje shiu e dëbore si edhe stuhi të forta ere. Po ashtu, reshje dëbore dhe ngrica do të ketë në gadishullin Skandinav, Europën Lindore si edhe Europën Qendrore ndërsa Ishujt Britanikë si edhe gadishulli Iberik do të paraqiten nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave te lehta e kalimtare

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DYSHOHET SE I PËRDHUNOI VAJZËN/ Sot para gjykatës për të kërkuar falje, zbardhet një tjetër dëshmi e shqiptarit: S’doja ta vrisja...
Previous article SHPËRBËHET GRUPI I TRAFIKUT TË DROGËS NË SPANJË/ Arrestohen 11 persona, mes tyre edhe shqiptarë

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT